E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimet e mësuesve, Kule: Të kufizohet Matura Shtetërore

Arrestimi i mesuesve per Maturen Shteterore ka lënë pas pikëpyetje të mëdha për këtë proces. Në këtë debat është përfshirë edhe vetë rektori i UT, Dhori Kule, i cili ka fajësuar sistemin që përmbyll arsimin parauniversitar për problemet e hasura.

Kule madje nuk përjashton idenë e kufizimit të Matures Shtetërore dhe e drejta e zgjedhjes së studentëve të rinj ti kalojë universiteteve.
 

Rektori Kule përtej debatit për testimin e maturantëve, ka lajmëruar ndërkohë edhe zbatimin e një projekti të rëndësishëm që ka të bëjë me gjuhën angleze. Studentët e të gjitha fakulteteve të Tiranës, në fillimin e vitit të ri akademik do të studiojnë me programe dhe kurrikula në gjuhën angleze në mënyrë të drejtpërdrejtë, në sajë të 350 pedagogëve të rinj që janë vënë në dispozicion, duke ofruar kështu mundësi studimi edhe për studentët të huaj që duan të ndjekin stuudimet në Shqipëri.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›