Ja si nxënësit luftojnë korrupsionin në shkollën “Partizani”
Autori i Lajmit: Lili Saraci
Duket sikur është një urdhër i ardhur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Por, në fakt, është një kod etike i hartuar nga vetë nxënësit ose më saktë nga disa prej tyre. Ata kanë marrë situatën në dorë. Duan që mësuesit të jenë, së pari, model për ta. Në fakt, sipërmarrja e re ka ardhur nga nxënësit e shkollës “Partizani”, të cilët, tashmë janë fitues të çmimit kundër korrupsionit në shkolla. Falë nxënëses Greisa Baba, në shkollën e mesme të përgjithshme “Partizani” është hartuar një “kod etike” për ndalimin e korrupsionit mes nxënësve dhe mësuesve. “Mësuesit dhe nxënësit nuk duhet të pranojnë të bëjnë kurse jashtë mësimit kundrejt pagesës me synim rritjen e të ardhurave të mësuesit. Mësuesit nuk duhet të pranojnë asnjë lloj ryshfeti nga nxënësit, pasi sipas mendimit tim, është një gjest shumë i ulët, ndaj dhe vendosa që nga tri temat e paraqitura unë të zgjidhja një: Si të luftojmë ryshfetin në shkolla”, ka pohuar nxënësja, e cila ka fituar edhe çmim më të mirë me këtë ese. Qëllimi i gjithë kësaj, sipas nxënëses Greisa Baba, ishte që mësuesit nuk duhet të pranojnë dhurata apo ryshfete me synim rritjen e rezultatit të nxënësve. Mësuesit dhe nxënësit nuk duhet të pranojnë të bëjnë kurse jashtë mësimit kundrejt pagesës me synim rritjen e të ardhurave të mësuesit. Mësuesit duhet të gëzojnë një imazh dhe reputacion të mirë edhe jashtë ambienteve të shkollës. Ata duhet të përfaqësojnë modelin e shembullit për brezin e ri dhe jo vetëm. Mësuesit duhet të kenë një sjellje të shëndoshë me komunitetin dhe të jenë shembull për komunitetin. Parandalimi i sjelljeve instinktive, kërcënuese të nxënësit, respektimi i karakterit laik të shkollës, etj. Synimi primar i kësaj ese-je që është pëlqyer dhe mbështetur edhe nga të gjithë nxënësit, është sulmimi i atij fenomeni tejet negativ që ne të gjithë e njohim, korrupsionit, vendosja e disa rregullave etike që kanë të bëjnë me sjelljen e nxënësve në orarin mësimor, marrëdhëniet që ata krijojnë me njëri-tjetrin si edhe marrëdhëniet që krijojnë me mësuesit e tyre.
Gjimnazistët: “Mësuesit na vënë shumë mungesa dhe katra”
Vërejtjet për mësuesit duket se nuk i mbajnë për vete. Zbresin disa shkallë dhe i drejtohen psikologes, atje si në rrëfim lëshojnë në nerva e sipër akuza pa fund për mësues të ndryshëm. “Nuk na i kursejnë fare mungesat, janë të rreptë dhe vënë shumë katra”,- këto janë fjalët që dëgjon teksa nxënësit flasin për suplementin e gazetës. Këtë gjë na e tregojnë vetë gjimnazistët e “Partizanit”, duke shtuar më tej se programet mësimore janë tepër të ngarkuara dhe skanë kohë të studiojnë brenda një dite kaq shumë lëndë. Ngarkesa bëhet edhe më e madhe kur bëhet fjalë për maturantët, të cilët kanë nisur të punojnë edhe programet e Maturës Shtetërore. Fillimisht, letërsia, më pas matematika e në mes të semestrit të dytë nis puna edhe për studimin e lëndëve me zgjedhje. Tabloja është e njëjtë për të gjithë maturantët në vend, të cilët janë të detyruar që, veç lëndëve të përditshme, të mësojnë ekstra edhe për provimet e fundvitit. Në gjimnazin “Partizani” janë ngritur grupe pune me mësues të lëndëve të ndryshme që punojnë pas mësimit për provimet shtetërore. “Ngarkesa është shumë e madhe, Ministria e Arsimit duhet të hartojë një program më të kufizuar për vitet e katërta, se përndryshe nuk ia dalim dot”,- shprehen maturantët. Sipas tyre, vështirësive lëndore u shtohen edhe kërkesat e shumta të mësuesve të tjerë, që nuk tolerojnë aspak. “Edhe për fizkulturën duhet të kemi përgatitje të posaçme, për të mos folur për lëndët e tjera që duhen lexuar fjalë për fjalë”,- pohojnë nxënësit. Shqetësimet e nxënësve nuk mbarojnë me kaq, edhe pse kanë kaluar më shumë se shtatë muaj e gjysmë që kur ka nisur viti akademik, ata nuk pajtohen dot me idenë se duhet të vinë në shkollë në orën 8 të mëngjesit dhe të largohen prej saj vetëm kur të mbarojnë orët e mësimit. Veç rojes që nuk ua hap derën kur ata vinë me vonesë, gjenden nën vëzhgimin e vazhdueshëm të drejtoreshës dhe nëndrejtoreshës së shkollës.
Pse shkolla quhet “Partizani”
Hamendësia përse kjo shkollë e mori emrin “Partizani”, qëndron në dy arsye: së pari, shkolla mund të ketë marrë emrin “Partizani”, sepse lagjja ku u ngrit ajo kish luajtur një rol shumë të rëndësishëm gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Së dyti, emri mund të jetë vënë i tillë për arsyen e thjeshtë se në vitin 1964, vit kur u çel për herë të parë shkolla, festohej edhe 20-vjetori i Çlirimit. Sipas historianëve, varianti i dytë bie poshtë, sepse po atë vit ka pasur një shkollë që është emërtuar përpara “Paratizani” dhe nuk iu dha ky emër. Shkollën “Partizani” çdokush mund ta gjejë shumë lehtë. Në trekëndëshin që krijohet nga prerja mes tri rrugëve: Rrugës së Dibrës, rrugës “Tafaj” (dikur “4 Dëshmorët”) dhe rrugës “Shinasi Dishnica”, ndodhet sot ndërtesa e Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Partizani”. Pika qendrore orientuese për të dalë te kjo godinë është Selvia e famshme, nga e cila duhet të largohesh jo më shumë se 100 metra, për tu gjendur te godina e shkollës, godinë e cila është përfunduar së ndërtuari në vitin 1964 e po atë vit filloi të funksionojë shkolla 8-vjeçare, që mori emrin “Partizani”.
Ky lajm është publikuar: 14/04/2010