UT i kërkon sqarime MASH-it për skemën e financimit

Pas përfundimit të mbledhjes, ky senat i ka kërkuar sqarime ministrisë në fjalë në lidhje me këtë reformë.
Dekani i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, thekson se arsimi i lartë në Shqipëri ka të nevojshme ndërmarrjen e reformave që prekin funksione të ndryshme të tij, veçanërisht skema e financimit. Në kërkesën drejtuar kreut të MASH, Myqerem Tafaj, parashtrohen 11 kërkesa në formë pyetjeje për sqarim të projektit në fjalë.
Pikat e plota:
1. Materiali për Reformën Financiare në Arsimin e Lartë është dërguar si një material i pashoqëruar me informacion shtesë për identifikimin e autorëve të tij. Për të bërë një vlerësim më të mirë të tij, për të kuptuar më mirë idetë dhe sugjerimet e tij duhet të shoqërohet edhe me përbërjen e grupit të punës që ka përgatitur këtë draft, CV-të e tyre për të parë edhe eksperiencën e anëtarëve të këtij grupi.
Kjo është shumë e rëndësishme në rastin e një dokumenti kaq të rëndësishëm, për të kuptuar besueshmërinë e rrugës që propozohet për reformën e pretenduar të financimit të arsimit të lartë.
2. Në draft përmendet prezenca e konsulencës së huaj. A mund të bëhet publik një shkrim apo opinioni i tyre ne lidhje me materialin për strategjinë e Financimit? Mendimi vlerësues dhe oponenca e konsulentëve të huaj do të ishte me vlerë për të kuptuar më mirë idetë dhe për të sqaruar mbase edhe shumë gjëra të paqarta në material.
3. Në material nuk gjendet ndonjë vlerësim i situatës aktuale të arsimit në Shqipëri në lidhje me financimin. Prandaj shtrohet pyetja: A është bërë ndonjë studim i kushteve aktuale të skemës së financimit të universiteteve, dhe cilat kanë qënë rezultatet e kësaj analize? A mbështesin këto rezultate konkluzionin e ndryshimit të skemës së financimit dhe vendosjen e kësaj skeme të re të propozuar në këtë material dhe pikërisht në këtë periudhë? Në gjykimin tonë ështe shumë e rëndësishme kryerja e një vlerësimi dhe studimi të tillë, është thelbësore për këtë reformë që kërkohet të bëhet.
4. A mendohet se në nivelin aktual kulturor, menaxherial dhe social në Shqipëri kjo skemë që propozohet do të ketë sukses dhe ku bazohet konkluzioni? Pra, a është bërë një studim i nivelit menaxherial, kulturor, dhe social aktual në Shqipëri për të përcaktuar nëse e suporton këtë reformë dhe periudhën se kur mund ta suportojë?
5. Në draft përmenden se janë marrë mendimet edhe të aktorëve lokalë të interesuar. Cilët janë aktorët e përfshirë në dhënien e këtyre mendimeve? A ka patur mendime të kundërta dhe cilat janë argumentet e hedhjes poshtë të këtyre mendimeve të kundërta?
6. A është bazuar studimi i paraqitur në eksperiencën e ndonjë vendi? A është ky vend europian apo ndonjë tjetër? Nëse po, a është bërë në atë vend një analizë e rezultateve të kësaj skeme, anëve pozitive dhe negative dhe a janë marrë parasysh këto rezultate në draftin e paraqitur? A janë marrë parasysh në këtë skemë politika e deri tanishme në zhvillimin e arsimit të lartë? A është marrë parasysh synimi për tu integruar në BE dhe Karta e Bolonjës?
7. Modeli i zgjedhur në këtë material për financimin e IAL është ai që ndjek "studentin". Cilat janë modelet e tjera me të cilat grupi hartues i materialit është konsultuar dhe përse u zgjodh pikërisht ky model (a ishte më i suksesshmi; ai ishte më i përshtatshmi për kushtet e vendit tonë; a është më i mundshmi për tu zbatuar aktualisht? Pra cilat janë argumentet pro dhe kundër të përdorura nga hartuesit e këtij materiali të zgjedhjes së këtij modeli?
8. Në draft paraqitet se skema e re e financimit të Universiteteve bazohet në performancën e tyre, por në fakt kjo performancë në këtë material zhvillohet vetëm në bazë të numrit të studentëve dhe jo në treguesit e tjerë cilësorë të kësaj performance. A është e saktë të bazohet vetëm në performancën sasiore? Po performanca cilësore, cilësia e stafit, cilësia e studentëve dhe cilësia e kërkimit shkencor duhet të përfshihen nëse skema është bazuar tek performanca?
9. A është kjo skemë e njëjtë me sistemin Voucher të finacimit pa dallim institucioni publik apo privat?
10. Në material flitet mbi Fondin e Zhvillimit Strategjik, për të ndihmuar universitetet në zhvillimin e proçesit të ri të qeverisjes dhe të menaxhimit të tyre. Si do të përcaktohet shuma e grantit për çdo universitet?
11. Në material flitet për operimin e universiteteve private si një organizate jofitimprurëse. Edhe në këtë çështje lindin një sërë pikëpyetjesh të tipit: sa e kontrollueshme është nga ana e shtetit që këto universitete kanë këtë status, pra të organizatës jofitimprurëse? Si do të ishte ky kontroll kur praktika aktuale e pranuar nga vetë ky material ka treguar se deri tani shteti nuk ka arritur të bëje kontrollin dhe monitorimin e universiteteve private?
Pyetje Teknike rreth Skemës së Financimit
1. Cilësia e studentit, “Performanca në Maturën Shtetërore”, a do të jetë kriter nëse institucioni ku studenti do të studiojë, do të përfitojë nga skema e re e financimit?
2. Cila do të jetë metodologjia që do të përdoret për të përcaktuar koston e studentëve për çdo Universitet Publik?
3. Në skemën e re të Financimit, parashikohet që Universitetet Publike nuk mund të rekrutojnë studentë mbi kuotën e përcaktuar nga Ministria e Arsimit për të cilët do të merret financimi nga skema e re, ndërsa Universitetet Private mund të regjistrojnë studentë mbi kuotat e përcaktuara nga Ministria pa limit. A nuk vë kjo në pikëpyetje vetë filozofinë që kjo skemë kërkon të promovojë, “Barazi midis institucioneve të Arsimit të Lartë dhe konkurencë të drejtë” ?
4. Në material përmendet se Universitetet Publike mund të rekrutojnë deri në 10% shtesë të studentëve me kosto të plotë mbi kuotat e përcaktuara për secilën degë. Ky kufi prej 10% do të përfshijë të gjithë studentët Part- Time. Ky numër në bazë të kësaj skeme, është disa herë më i vogël se numri aktual i studentëve që regjistrohen në Universitetet Publike. Kjo formulë, a nuk vë në pikëpyetje funksionimin e sistemit Part-Time për shkak të numrit të kufizuar të studentëve që mund të regjistrohen në Universitetet Publike? Universiteteve Private i krijohet mundësia e lirë për të rekrutuar studentë të sistemit Part- Time pa limit. A nuk është kjo përsëri shkelje e parimit të barazisë ku bazohet filozofia e skemës së re të Financimit?
5. Në skemën e re të propozuar dhe me kufizimet që kjo i sjell Universiteteve Publike, a ka parashikuar ministria se cili do të jetë efekti mbi të ardhurat dytësore të Universiteteve Publike nga kjo skemë?
6. Në draft paraqitet fakti që edhe Institucionet jo publike nëse do të kenë statusin e
institucionit jo-fitimprurës, do të trajtohen në financim njëlloj si edhe universitetet
publike. Por nuk tregohet se si do të jetë ky status, bazuar në cilin ligj do të ndërtohet ky status? Po ashtu se si do te mbrohen universitetet publike nga konkurrenca e
universiteteve OJF me ndihmë publike, kur dihet se duke qënë se do të kenë edhe
studente me kuota të larta - do të kenë mundësi t’u ofrojnë stafit pedagogjik paga shumë më të larta se atij në universitete publike? A parashikohet në reforme rritja e pagave në sektorin e universiteteve publike? Cilat do të ishin mekanizmat që do të sigurojnë kontrollin dhe monitorimin e këtyre universiteteve OJF me financim publik?
7. Materiali parashikon që shumë nga hapat e tij të fillojnë në vitin 2012 dhe të
përfundojë e gjithë reforma në vitin 2013. Mos është shumë i shpejtuar ky afat kur ende nuk janë bërë studimet dhe vlerësimet e efekteve të reformës me të fundit në arsim. Mos po ecet me shumë nxitim? Arsimi i lartë ka patur një reformë të shpallur nga MASH para pak vitesh, dhe ende nuk ka një studim dhe vlerësim të kësaj reforme në lidhje me efektet, anët pozitive dhe negative të saj. Mos kjo shpejtësi e çorodit reformën në Arsimin e Lartë dhe palët e interesuara nuk arrijnë të vendosin një rregullim kur u kërkohet të bëhet një tjetër? Ne do të sillnim një eksperiencë në fushën e rregullimeve të kontabilitetit. P.sh: Kur
bëhet një rregullim apo një standard i ri ndërkombëtar i Kontabilitetit kërkohet që të ndiqet një proçes i detyrueshëm (due process) i cili zgjat të paktën 18 muaj, gjatë të cilit hidhen në diskutim projekt-idetë, mblidhen komentet, përpunohen, hidhen përsëri idetë në diskutim, grumbullohen komente, përpunohen dhe hartohet një draft standard, grumbullohen komentet, përpunohen përsëri dhe hidhet për diskutim dhe vetëm pas grumbullimit të ideve bëhet dhe hartimi i standardit përfundimtar. Po ashtu parashikohet që standardi i ri hyn në fuqi zakonisht jo më parë se 2 vjet nga data e daljes së standardit të ri. Dhe kjo bëhet që zbatuesit të njohin fillimisht standardin dhe pastaj ta zbatojnë atë me sukses.
8. A mos është shpejtë fillimi i kësaj reforme kur ende nuk janë hartuar dhe kur duhet
kohë që të hartohen një sërë proçedurash rigoroze dhe shumë të rëndësishme në lidhje me administrimin dhe kontrollin e dhënies dhe përdorimit të fondeve universiteteve? Për më tepër këto proçedura duhet edhe të diskutohen me palët e interesuara dhe specialistët përkatës?
9. Përmendet që metoda e re e financimit të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2012, mbi cilat kritere do fillojë aplikimi i kësaj skeme për Universitetet Private ndërkohë që në material pranohet që proçesi i akreditimit nuk ka qënë rigoroz dhe strikt dhe se Universitetet Private kanë funksionuar mbi baza ligjore jo të qarta dhe të kuptueshme?
10. Në material përmendet që pjesë e buxhetit total për skemën e re të Financimit do të jetë: Fondi për zhvillimin strategjik, Fondi për kërkim dhe zhvillim akademik, Fondi për koston e Bursave dhe Fondi për skemën e huasë studentore. A mund të na jepni disa të dhëna të qarta se sa përqind (%) e buxhetit do t’i dedikohet këtyre zërave?
11. Për të patur një panoramë më të qartë të kapaciteteve financiare që ka Ministria e Arsimit dhe të atyre që kanë Universitetet Publike, është e domosdoshme që MASH të publikojë një analizë sasiore të skemës së re të propozuar. Gjithashtu të paraqiten skenarët optimistë dhe pesimistë të implementimit të kësaj skeme.
/Start/
2011-10-03 16:27