PS ligj të posaçëm për hetimin e zgjedhjeve
08/09/2009 Kreu në detyrë i socialistëve publikon kushtet për mazhorancën e Kuvendit
Rama: Grupi parlamentar jashtë Parlamenti deri në plotësimin e kërkesave
Partia Socialiste zyrtarizon kushtet e saj për mazhorancën dhe Kuvendin dhe deri në plotësimin e tyre grupi parlamentar i saj nuk do të jetë pjesë e këtij institucioni. Ishte vetë kryetari në detyrë i PS-së, Edi Rama, që bëri me dije kushtet mbi të cilat kjo forcë politike ka argumentuar bojkotin e saj ndaj institucionit të Kuvendit. Kështu, në përfundim të mbledhjes së grupit të punës së ngritur pikërisht për këtë çështje, Rama preferoi që përmes një komunikimi me mediet të bëjë publike lidhur me këto kushte. Madje, në këtë linjë Rama i mëshoi me forcë faktit se Partia Socialiste e Shqipërisë e kushtëzon praninë e saj në Kuvendin e dalë prej zgjedhjeve të 28 qershorit me krijimin e kushteve që garantojnë transparencën e plotë të këtij procesi të deformuar zgjedhor në të gjithë komponentët e tij. “Partia Socialiste e Shqipërisë kërkon një ligj të posaçëm për hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009, krijimin e një komisioni të posaçëm hetimor edhe me praninë e OSBE–ODIHR-it, të drejtuar e të përbërë në shumicë nga opozita parlamentare”, - u shpreh Rama, duke vënë në dukje në këtë mënyrë një nga kushtet më kryesore të kësaj partie për mazhorancën qeverisëse. Por në këtë pikë kryetari në detyrë i PS-së qartësoi se “ne nuk duam përsëritjen e një tjetër farse hetimore parlamentare në vazhdën e shëmtuar të këtyre komisioneve, që i kanë lënë radhën njëri-tjetrit pa arritur në asnjë konkluzion serioz dhe të denjë, por duam që të na jepet mundësia që të bëjmë transparencën e procesit për të gjithë opinionin publik”. Gjithashtu kreu socialist dha dhe synimin kryesor për të cilin vjen një qëndrim i tillë i selisë rozë. “Synimi ynë themelor është që të mos kemi më zgjedhje si këto që lamë pas dhe të garantojmë se nuk ndodhë përsëri ajo që ndodhi më 28 qershor, edhe pse ne (jeni dëshmitar të gjithë) bëmë gjithçka që Shqipëria të mos e humbte shansin e 28 qershorit”, - vlerësoi Rama gjatë fjalës së tij. Ndërkohë në gjykimin e Ramës, PS-ja nuk e ka bojkotuar Kuvendin e Shqipërisë dhe nuk kërkon ndryshimin e pushtetit në tavolinë. Për këtë arsye ai argumentoi se “PS-ja kushtëzon hyrjen në Kuvendin e Shqipërisë dhe është e gatshme të hyjë në çdo kohë që gjithçka parashtrova bëhet e mundur dhe në rast se lexohet ashtu siç ne e kemi shkruar përmbajtja e këtij qëndrimi, do të thotë thjesht dhe vetëm një përpjekje në funksion të demokracisë, jo një përpjekje e një pale kundër një tjetre, por një përpjekje për t’i vendosur palët në pozita të barabarta dhe për t’i dhënë mundësi çdo qytetari e qytetareje që zgjedh që vota të vlejë dhe të numërohet për aq sa vlen”. Por nga ana tjetër, një kusht që vlen të hyjë në fuqi vetëm në rast se PS-ja do të jetë pjesë e Parlamentit lidhet me faktin se kjo parti kërkon garantimin e paritetit numerik maxhorancë-opozitë në përbërjen dhe drejtimin e komisioneve të përhershme të kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Kushtet e PS-së
Partia Socialiste e Shqipërisë kërkon një ligj të posaçëm për hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009, krijimin e një komisioni të posaçëm hetimor edhe me praninë e OSBE–ODIHR-it, të drejtuar e të përbërë në shumicë nga opozita parlamentare.
- Kërkojmë identifikimin e përgjegjësive të të gjithë zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë apo administratës së burgjeve, që në kundërshtim me legjislacionin në fuqi kanë pajisur me leje lirimi të përkohshme gjatë periudhës elektorale 29 maj–28 qershor 2009 persona të dënuar.
- Synojmë evidentimin dhe rikthimin në pozicionin e mëparshëm të punës të të gjithë punonjësve të shtetit në administratën vendore e qendrore ose në çdo ent publik të pushuar nga puna apo transferuar gjatë dhe pas fushatës zgjedhore për shkak se kanë marrë pjesë si përfaqësues të opozitës në komisione zgjedhore apo nuk u janë bindur urdhrave për të marrë pjesë në veprimtarinë politike të Partisë Demokratike dhe qeverisë së saj.
- Synojmë gjithashtu identifikimin e përgjegjësive institucionale dhe administrative të të gjithë drejtuesve të institucioneve publike, të cilët në kundërshtim me legjislacionin në fuqi kanë përdorur funksionet dhe asetet publike në shërbim të fushatës elektorale të Partisë Demokratike dhe qeverisë së saj.
- Partia Socialiste e Shqipërisë kërkon transparencën dhe përshpejtimin e hetimeve për zbardhjen e vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi me asistencë të pavarur hetuesish ndërkombëtarë.
- Partia Socialiste e Shqipërisë kërkon garantimin e paritetit numerik maxhorancë–opozitë në përbërjen dhe drejtimin e komisioneve të përhershme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.