Hidhet nga makina, në gjendje kritike 27-vjeçarja
08/09/2009 Arrestohet drejtuesi
DURRES- Në Durrës një femër 27-vjeçare me banim në Kënetë ka shokuar kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve teksa kanë parë se si nga një mjet që sapo kishte lënë lagjen numër 18 të qytetit për të hyrë në rrugën kryesore ka dalë duke bërtitur një femër, e cila është përplasur në rrugë. Policia ka arrestuar shtetasin A. GJ, ndërsa 27-vjeçaria Lumturie C. është transportuar për në spital. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Aleksandër Goga” me rrugën e lagjes numër 18. Lumturie C. e lindur në Dibër dhe banuese në lagjen numër 17 në Kënetë është në gjendje të rëndë pasi ajo ka rënë nga mjeti tip “Fiat Punto” që drejtohej nga shtetasi A.GJ. Policia e ka prangosur 31-vjeçarin të lindur në Mirditë dhe banues në Kënetë një orë para se të zbardhte mëngjesi i së hënës. Nuk është thënë asgjë se si është gjetur në mjetin e mirditorit vajza dibrane dhe as për lidhjet mes tyre shoqërore, familjare apo miqësore, ndërsa është deklaruar se 27-vjeçaria është në gjendje shumë të rëndë. Incidenti i pazakontë ka ndodhur në mbrëmjen e së dielës dhe sipas policisë në mjet nuk ka pasur asnjë person tjetër veç pronarit.