E Diel, 1 Nëntor 2026

"UT, mastera per te gjithe"

TIRANE - Ish-rektori i Universitetit te Tiranes, tashme dekan i Fakultetit te Historise dhe Filologjise, Shezai Rrokaj, vazhdon te kete ende ide liberale ne lidhje me shkollimin e te rinjve arsimimin e metejshem te tyre pasuniversitar. Nje gje te tille, Rrokaj e ka shprehur se fundmi ne lidhje me kryerjen e masterit, apo sistemit dyvjecar te arsimit pasuniversitar, sipas sistemit te Bolonjes. "Duhet t'u japim mundesi te gjitheve qe ta mbarojne kete dyvjecar, pavaresisht nese ata kane qene studente jo shume te mire", ka deklaruar Rrokaj.

Masterat

Ciklin e dyte te studimeve te larta, dyvjecarin, duhet ta ndjekin sa me shume te rinj". Keshtu eshte shprehur dekani i fakultetit Filologjik, Shezai Rrokaj, i cili shton se fakultetet nuk jane per vendosjen e kritereve qe te kufizojne te studentet. Ne fakt, gjithnje Rrokaj ka qene per dhenien e mundesise te gjithe studenteve qe te cojne perpara dijet e tyre, sado modeste qofshin keto. Megjithate, nuk ka qene edhe aq "pro" liberalizimit te plote te universiteteve, per vete pasojat qe u shfaqen, me uljen e nivelit te universiteteve. E, si per te perligjur deklaraten e bere ne lidhje me "liberalizimin" e masterave, dekani i Fakultetit te Historise dhe Filologjise ka bere me dije se jane percaktuar tashme kurrikulat, qe do te ndjekin studentet, te cilet do te nisin kete shtator ciklin e dyte te studimeve. Ato mesohet te jene derguar ne Ministrine e Arsimit te Shkences, nga ku pritet te marrin miratimin dhe me pas te percillen ne Keshillim e Ministrave, qe do te thote edhe fjalen e fundit. "Ne jemi per heqjen e kufizimeve, gje e cila do te pengonte te rinjte qe te conin me tej studimet e tyre. Ndaj ne nuk kemi vendosur kritere kufizuese, sic eshte nota mesatare. Kemi bere edhe nje propozim per tarifen qe duhet te paguajne te rinjte, por te gjitha keto jane vetem propozime, te cilat ne i kemi derguar ne Ministri. Jane organe te metejshme, ata qe do te vendosin kriteret per te gjithe te rinjte qe do te fitojne te drejten per t'u diplomuar edhe ne ciklin e dyte te studimeve", ka shpjeguar kreu i Filologjikut, Shezai Rrokaj.

Tarifa

Ndersa burime nga Ministria e Arsimit dhe Shkences kane sqaruar se gjithcka do te vendoset ne Keshillin e Ministrave. "Ajo qe synojme ne eshte qe kjo tarife te mos e kaloje koston e studimeve", shpjegojne ata. Per sa u perket atyre qe mbarojne ciklin e pare te studimeve me sistemin e Bolonjes, te gjithe specialistet kane rene dakord se kjo diplome do t'ju vleje atyre vetem per te punuar si mesues te ciklit te fillores, ndersa, nese duan ta ushtrojne profesionin e tyre ne shkollat 9-vjecare apo te mesme, duhet se paku te bejne nje master 1-vjecar, i orientuar kryesisht drejt pedagogjise, dhe qe do te kete nje tarife prej 1.5 milione lekesh te vjetra. Po kaq flitet se do te jete edhe tarifa per secilin nga dy vitet e ciklit te dyte te studimeve, gje e cila ka hasur ne kundershtimin e te rinjve, pasi kjo tarife do te limitonte numrin e atyre qe do te kene mundesi per te vazhduar me tej thellimin e njohurive te tyre. Dekani i Filologjikut, Shezai Rrokaj, ka sqaruar se per te gjithe ata studente qe do te diplomohen per ciklin e pare te studimeve me sistemin e Bolonjes, pervec diplomes tradicionale, do te marrin per here te pare edhe shtojcen e diplomes. Sipas tij, suplementi i diplomes eshte gati dhe eshte dygjuhesh: ne shqip dhe ne anglisht. Megjithate, diplomat e reja ende nuk jane gati. Edhe para pak ditesh kur u krye ceremonia e diplomimit te studenteve te Ekonomikut, ku merrte pjese edhe Kryeministri, diplomat ishin "zevendesuar" me nje vertetim modest, i cili deshmonte se studenti e ka kryer shkollen e larte, pra ciklin e pare te studimeve. Ndersa, pritet qe ne shtator studentet te marrin diplomen e vertete, sipas modelit perendimor. Ajo nuk do te jete me me kapake sic eshte modeli lindor, por do te kete nje flete te vetme. Si mase sigurie, sipas burimeve nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences, do jete fakti qe ngjyra e diplomes se ciklit te pare te studimeve do te jete ndryshe nga diploma e ciklit te dyte te studimeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›