Artet dhe Fizkultura, pasneser konkursi
Pas dy ditesh do te nisin konkurset ne deget e Akademise se Arteve dhe Akademise se Edukimit Fizik dhe Sporteve. Regjistrimet kane perfunduar dy dite me pare, ndersa mesohet se sivjet nuk jane preferuar shume dege te tilla. Sikurse mesohet, ne Akademine e Arteve rezultatet e Matures Shteterore do te llogariten ne masen 20 per qind dhe rezultatet e konkursit te pranimit ne masen 80 per qind. Ne baze te propozimit te ketij institucioni, kandidati qe nuk do te marre 25 per qind te pikeve te konkursit te pranimit nuk fiton te drejten per te studiuar ne programet e studimit te kesaj Akademie per vitin akademik 2008-2009. Ndersa ne Akademine e Edukimit Fizik dhe Sporteve "Vojo Kushi" ne Tirane dhe ne programin e studimit "Edukim fizik dhe sporte" te Universitetit "Luigj Gurakuqi" te Shkodres raporti mes provimeve te Matures dhe konkursit te pranimit do te jete ne masen 30 per qind matura dhe me 70 per qind konkursi. Nese doni te beheni aktor, regjisor, koreograf apo skenograf, nuk iu mjaftojne vetem dijet e marra ne shkolle te mesme. Shumicen e pikeve (rreth 65 per qind), do te mund t´i merrni pas nje konkursi, me ane te te cilit do te provohen aftesite tuaja. Akademia e Arteve ka publikuar programin e konkursit per te gjitha deget e Fakultetit te Artit Skenik. Sipas profesoreve te akademise se Arteve programi nuk ka ndonje ndryshim thelbesor nga ai i vjetshmi, per pranimin e studenteve. Ndersa per t'u bere pjese e studimeve ne Akademine e Sporteve do te luaje shume rol gjendja shendetesore e maturanteve qe do te deshmohet permes vizitave te mjeket.