E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uainhaus “heq qafe” bashkëshortin



Këngëtarja britanike Emi Uainhaus tashmë është sërish beqare. Ajo ka deklaruar se martesa me Bleik Fielder Civil përfundoi. Ishte një histori seksi që zgjati 17 muaj, por tani që ai ka një lidhje tjetër nuk ekziston mundësia që çifti të ribashkohet. Dhe Emi ka nxjerrë të gjithë inatin duke treguar detaje nga jeta intime me Bleik: fragmente seksi dhe akrobaci të shfrenuara në dhomën e gjumit, si kafshë. Lajmërimin e divorcit e bëri pikërisht ajo, pasi la drogën dhe vendosi të rifillojë jetën me më pak kujtime. Për këtë arsye nuk mendohet dy herë nëse lëndon pikërisht atë që e ka përkrahur dhe e ka dashur më shumë se këdo. Pas një viti e gjysmë burgu, Bleik u transferua në një qendër rehabilitimi, të paguar nga Uainhaus, por ajo nuk e ka mirëpritur dashurinë e re të tij me modelen gjermane Sofi Shandorf pas gjithë asaj sakrifice. Miqtë e Uainhaus janë shprehur se këngëtarja nuk do as të përmendet emri i vajzës dhe nuk do t’ia dijë më për të shoqin. “Ka mbaruar dhe s’mund të ketë më kthim mbrapa. Qëndruam bashkë vetëm për seks”, - ka deklaruar Uainhaus. Kur u martuan, ata dukeshin të dashuruar marrëzisht me njëri-tjetrin. Emi ka zbuluar se ka pasur marrëdhënie treshe dhe ka pranuar çdo lojë erotike, gjëra që as mund të thuhen. Megjithatë, pasioni tani është shuar dhe këngëtarja është gati për divorcin.

Xhekson arrin marrëveshje me sheikun e Bahreinit

Majkëll Xhekson ka arritur një marrëveshje me sheikun nga Bahreini, që kishte ngritur padi ndaj tij dhe kërkonte 7 milionë dollarë. Sipas zëdhënësit të Xheksonit, këngëtari e ka shtyrë udhëtimin për në Londër, ku duhej të paraqitej në Gjykatën e Lartë gjatë ditës së djeshme. Abdulla bin Hamad Al-Khalifa është djali i dytë i emirit të Bahreinit. Ai kishte deklaruar se e kishte paguar yllin e popit për një projekt muzikor, por Xhekson ishte tërhequr më pas. Vetë këngëtari e ka hedhur poshtë një gjë të tillë, duke pohuar se nuk ka ekzistuar asnjë kontratë.

Braun shpallet Artisti i Vitit

Kris Braun është shpallur Artisti i Vitit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ”American Music Awards”, e cila u zhvillua në Teatrin Nokia në Los Anxheles. Këngëtari 19-vjeçar po ashtu ka marrë titullin “Këngëtari më i pëlqyer në kategoritë Pop/Rock dhe Soul/R&B” dhe ka pranuar se ai ka qenë i mahnitur pasi ka fituar këto çmime. “Mbeta i shokuar. Jam shumë i lumtur. Mendova se ‘Coldplay’ do të fitonte çmimin, megjithatë e mora unë”, - është shprehur Braun pasi mori çmimin “Artisti i Vitit”. Edhe e dashura e Braun, këngëtarja Rihana, ka marrë dy çmime, “Këngëtarja më e pëlqyer e muzikës Soul/R&B” dhe “Këngëtarja më e pëlqyer e muzikës Pop/Rock”. Kein Uest fitoi çmimin për “Albumin më të mirë Rap/Hip Hop”, me albumin e tij “Graduation”, si edhe çmimin “Këngëtari më i mirë i muzikës Rap/Hip Hop”. “Është përgjegjësi e jona si muzikantë që të krijojmë presion ndaj njëri-tjetrit. Ne (reperët) do të jemi Beatles-at e ri, Xhimi Hendriksat e rinj... Unë dëshiroj të bëhem si Elvis”, - ka thënë Uest.

Kravitz mohon lidhjen me prostitutën

Këngëtari i njohur Leni Kravitz ka mohuar se është përfshirë në një lidhje romantike me një prostitutë. Natalie MekLenan, në kujtimet e saj të publikuara në internet, ka shkruar se ka pasur një ‘eksperiencë’ seksuale me Kravitz, për të cilin ajo thekson se nuk ka qenë thjesht një klient, por i dashuri i saj. “Tregimi është një falsifikim. Leni Kravitz nuk e njeh dhe nuk ka fjetur me këtë femër”, - ka thënë një zëdhënës i këngëtarit për “Neë York Daily Neës”.

Aguilera: “Prioriteti im, karriera”

Kristina Aguilera ka deklaruar se ajo nuk ka qenë kurrë “e çmendur” pas djemve. Këngëtarja thotë se që nga mosha e re, ajo i është përkushtuar karrierës muzikore dhe nuk i ka lënë emocionet që ta mbizotërojnë. “Kurrë nuk kam kaluar nëpër fazën e të qenit ‘e çmendur’ pas ndonjë djali, sepse kam qenë gjithmonë e orientuar në atë që është dashur të këndoj dhe në mënyrën si do të performoj dhe mendoj se kjo ka qenë forma ime e pavarësisë nga emocionet”, - ka shpjeguar këngëtarja e hitit “Fighter”.

25 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›