E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anastasia: ”Martesa e vonshme është e këndshme”



Ylli i muzikës pop, Anastasia, thotë se ajo është e lumtur që ka pritur më gjatë për t’u martuar, pasi ka kuptuar se martesa e vonshme është madhështore. 40-vjeçarja u martua me truprojën e saj Uein Njuton vitin e kaluar dhe thotë se ka ndryshuar tërësisht që nga dasma. Ajo shprehet se tashmë çdo gjë e merr më seriozisht dhe kjo falë martesës. “Ndihem si person tjetër, pasi tashmë jam grua. E marr këtë veprim shumë seriozisht. Është vërtet gjë e këndshme kur martohesh me vonesë në jetë. Ka vërtet diçka madhështore në këtë veprim. Më pëlqen”, - ka thënë Anastasia.

25 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›