E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Uashington Post" pushton Pulitzer 2008

Uashington Post "mbërthen" çmimin "Pulitzer", çmimi më prestigjioz që çdo vit i jepet shembujve më të mirë të gazetarisë amerikane. Çmimi, i cili që nga lindja e tij në 1917-ën, është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm, ndahet aktualisht në 21 kategori, 7 prej të cilave i dedikohen artit. Ai i siguron 10 mijë euro çdo fituesi kategorie, si edhe një medalje të artë gazetës që gjykohet si më e mira në shërbim të publikut. Këtë vit, medalja e artë dhe pesë çmime të tjera i kanë shkuar gazetës së kryeqytetit të Shteteve të Bashkuara, e cila ka lënë pas kështu rivalen historike, "Nju Jork Tajms". Kjo e fundit, ka fituar vetëm në dy kategori të lidhura me reportazhet. Në historinë thuajse 100-vjeçare të çmimit, është hera e parë që një gazetë merr kaq shumë çmime në total. Për të parën herë, ndodhi me "Nju Jork Tajmsin", në 2002-shin (7 çmime, rekord i pathyer), në 2004-ën me "Los Anxheles Tajms" (5 çmime) dhe në 2006-ën me "Uashington Postin" (4 trofe). Ndërkohë, shërbimi gazetaresk më i dobishëm për amerikanët ka qenë ai që "Uashington Post" ka kryer për "Walter Reed Hospital", qendrën e asistencës mjekësore të rezervuar për veteranët e luftës. Kushtet e denoncuara nga gazetari kanë qenë krejt të ndryshme nga ato që opinioni publik njihte para konfliktit irakian. Shumë pacientë në gjashtë vite luftë dhe kurat që u janë ofruar, nuk kanë qenë gjithnjë në nivelin e duhur. Është për t‘u vënë në dukje ndërkohë mungesa e një çmimi "Pulitzer" për editorialin më të mirë. Çmimi për fotografinë më të mirë i ka shkuar fotoreporterit të agjencisë së lajmeve, "Reuters", Adrees Latiif, për foton e një kolegu të tij japonez të plagosur për vdekje nga ushtarët e regjimit ushtarak të Rangoonit, i mbuluar në gjak dhe i shtrirë për tokë gjatë represionit birmanez të protestave të murgjve budistë. Një vlerësim i posaçëm i ka shkuar Bob Dilanit, për një kategori specifike (muzikë dhe poezi) dhe për impaktin që muzika e tij popullore ka pasur në kulturën amerikane. Çmimet për kompozimin më të mirë poetik i kanë shkuar revistës "Tajm".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›