E Diel, 1 Nëntor 2026

Uashingtoni: Europa mund të pranojë ndarjen e Kosovës

Dokumentet e SHBA të nxjerra nga “Wikileaks”

SHBA-ja frikësohet se Europa do të bjerë pre e presionit serb për ndarjen e Kosovës, një lëvizje kjo që diplomatët paralajmërojnë se do ta ndezë dhunën etnike. Mesazhet e ambasadës së SHBA-së në Kosovë, të publikuara në “Wikileaks”, bëjnë të ditur që zyrtarët e lartë serbë u kanë thënë jozyrtarisht Uashingtonit dhe BE-së, se qeveria e Kosovës kurrë nuk do ta marrë kontrollin e plotë mbi territorin e saj, duke bërë presion indirekt drejt ndarjes së vendit. Zyrtarët e lartë amerikanë e kundërshtojnë me frikë atë që e shohin si fushatë të koncentruar dhe të durueshme të Presidentit serb, Boris Tadiç, për ndarjen e Kosovës. Fushatë nga e cila, po të jetë e suksesshme, do të dështojë një dekadë e politikës së jashtme amerikane. Zyrtarët amerikanë, në këto mesazhe kanë dënuar “pavendosmërinë dhe dobësinë” europiane në këtë çështje. “Njëmbëdhjetë vjet pas sulmeve të NATO-s dhe gati tri vjet pas shpalljes së pavarësisë, pakënaqësia serbe dhe përpjekjet e tyre të përditshme për ta marrë kontrollin mbi pjesën veriore të Kosovës rrezikojnë me nxitjen e konfliktit etnik”, - e ka paralajmëruar ambasada amerikane Uashingtonin.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›