Gorbacov kritikon Putin Figure e konsumuar

Ish-udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbaçov shprehet dhe një herë kundër kryeministrit Vladimir Putin. Gorbaçv tha se Putin është konsumuar shumë si figurë dhe se paaftësia e tij për të ndryshuar sistemin politik të Kremlinit, mund të shkaktojë më shumë protesta massive.
Putin i cili ka qenë president në vitet 2000-2008, është i sigurtë në fitoren e zgjedhjeve të marsit, megjithë tubimet masive të opozitës, të cilat konsiderohen më të mëdhatë, që pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
Gorbaçov tha se nëse Putin nuk e ndryshon sistemin, gjithçka që ai do të prodhojë do të përfundojë në sheshet e qytetit.
Gorbaçov i ka kërkuar Kremlinit të anulojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 4 dhjetorit, që kanë shkaktuar demonstrata masive në vend.
Ndërkohe kryeministri Vladimir Putin nuk do të takojë vëzhguesit e Asamblesë Parlamentare të KE-së që erdhën të mërkurën për të monitoruar zgjedhjet presidenciale të 4 marsit. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i tij Dmitri Peskov. “Nuk është në program një takim i tillë”, ka thënë ai, i cituar nga agjencia “Interfax”.
Në fillim të shkurtit, delegacioni i BE-së kishte njoftuar se do të zhvillonte takime me të gjithë kandidatët në listë.