Edvini nis sabotimin e tryezës, s’jeton dot pa bojkotin
Sa kuptoi se ndërkombëtarët kërkonin normalizimin e menjëhershëm të situatës politike në vend, Edi Rama shpalli hapjen e kutive si një objektiv të panegociueshëm, duke deklaruar se kot shkohej në tryezën e bisedimeve. Mesazhi i bllokimit ka shkuar jo vetëm tek presidenti i republikës, por edhe tek ndërkombëtarët, me të cilët ai shpreson të përçojë politikë qurravitëse sot në BrukselKryetari i PS-së Edi Rama, ka nisur një fushatë intensive për minimin e tryezës së paralajmëruar për tu mbledhur nga Presidenti i Republikës, ditën e shtunë.Menjëherë, sapo ai mori vesh ditën e saktë të kësaj tryeze, nëpërmjet artikulimit “të sforcuar” të kërkesës për hapje kutish, ka zgjedhur pozicionimin e tij, shumë larg konsensusi të mundshëm për zgjidhje nga kjo tryezë. Shprehja kontradiktore, “ulemi në tryezë pa kushte, por hapja e kutive është e panegociueshme”, më shumë se një “non sens”, është një konfirmim i tij për mungesën e vullnetit, për gjetjen e një zgjidhje nga tryeza e mundshme e ditës së shtunë. Atë që Edi Rama, e quan “mos negocim”, është asgjë më shumë se një kusht, me të cilin ai pretendon të ulet në tryezën e bisedimit. “E kam theksuar vijimësisht, qysh në krye të herës, se hapja e kutive është një kusht i patjetërsueshëm për të pasur një hetim të plotë dhe për të garantuar një transparencë të gjithë procesit zgjedhor, në funksion të Kushtetutës dhe ligjit, duke zbërthyer të gjithë elementët që e përbëjnë procesin”, u shpreh dje Edi Rama, në mënyrë të përsëritur në ditët e postcaktimit të datës së tryezës së thirrur nga Presidenti.Tentativa e Edi Ramës, për të sajuar alibi, për takimet e pritshme këto ditë, në një vizitë në Strasburg, është një tjetër konfirmim, i kokëfortësisë dhe kryeneçësisë së tij, personale, nën pretekstin e hapjes ë kutive. Më e pakta, vizita e Edi Ramës në Strasburg, do të jetë e njëjtë, me vizitën e tij të paradisaditëve në SHBA, ku përpos zhurmës së madhe dhe amplifikimit të mediave të tij, askush nuk e priti, ndërsa më e shumta, Edi Rama, e di, ç’këshilla do të marrë në Strasburg, sepse jo vetëm “miqtë e Partisë Socialiste Evropiane”, por edhe miqtë e Shqipërisë, në BE e KiE, ia kanë përsëritur se bojkoti i parlamentit dhe kërkesa për hapje kutish, është veçse një pretendim i paargumentuar dhe i pajustifikuar i Edi Ramës.I ndërgjegjshëm për përmbajtjen dhe fundin e bisedave të mundshme të Edi Ramës me “miqtë e Partisë Socialiste Evropiane” në Strasburg, ai zgjedh, jo të dëgjojë këta “miq” të PS-së e Shqipërisë, por të thellojë pretendimin e tij për hapje kutish, në prag të tryezës së paralajmëruar për gjetjen e mundshme të një zgjidhje.Përsëritja e shpeshtë nga ana tjetër, e “kërcënimit” me protesta, është një tjetër dëshmi e paragjykimit që ai i bën ende pa nisur, tryezës së thirrur nga presidenti. I ndërgjegjshëm, për fundin e bisedimeve pa gjetjen e një zgjidhje nga tryeza, Edi Rama, ka planin “B” gati protestat. Gjithsesi, me gjithë mënyrën se si Edi Rama e sheh fundin e kësaj tryeze, paralajmërimi për protesta, nuk duhet marrë shumë seriozisht, sepse ai nuk e ka garancinë për organizimin e tyre. Fillimi i “sezonit” të ri të protestave, i paralajmëruar për nisjen që në 20 janar, ende rreth një muaj më pas, konsiderohet si një gjë e harruar, e pa artikuluar apo paralajmëruar ndonjë herë.Megjithatë, me lojën e protestave, Edi Rama, synon të arrijë një fitore, por jo përballë mazhorancës, por përballë aleatëve të tij. Duke ripërsëritur vend e pa vend, “protesta”, “protesta”, Edi Rama ka si qëllim të vetëm, të mbajë të karikuar aleatët e tij, që këto i shohin si “aksione” të vetmet që ju kanë ngelur për t’u ndjerë sadopak protagonistë, në kushte kur në 29 qershor 2009, zgjedhësit shqiptarë, i flakën nga salla e Parlamentit. ...