Dobjani: Kontribuam për ish-të përndjekurit, fundvitin e shkuar nisëm procedurën për një ligj të ri për ta

Në një intervistë të posaçme për gazetën, Avokati i Popullit Ermir Dobjani ka konfirmuar angazhimin e institucionit që ai drejton për miratimin e një kuadri ligjor, i cili ndihmon gjetjen e eshtrave të viktimave të komunizmit, por edhe ka evidentuar mangësitë që e kanë penguar këtë proces deri më taniZoti Dobjani, nje gazetë e përditshme ka shkruar se bazuar ne nje prononcim te komisionerit te institucionit tuaj, zotit Skender Haluca, ju keni "penguar ngritjen e komisionit shteteror per gjetjen e eshtrave të të ekzekutuarve politike nga regjimi komunist, duke bllokuar nje rekomandim qe ai kishte pergatitur per t’ia derguar Kryeministrit". Si qëndron e verteta?Me thene te verteten une u befasova nga ky titull qe kishte vene sot një e përditshme. Sapo shkova ne zyre kerkova ne arkiven e institucionit gjithe praktiken qe ka per kete çështje dhe rezulton se ky prononcim dhe sidomos titulli i shkrimit per sa i perket institucionit te Avokatit te Popullit nuk eshte i sakte. Keshtu qe rezulton se ne qershor 2008 eshte regjistruar nje kerkese nga Instituti i te perndjekurve politike dhe me pas nga nje ish-i denuar politik. Në kerkesë, ata kane kerkuar qe institucioni yne t’i ndihmonte per te gjetur eshtrat e te pushkatuarve nga regjimi komunist, ne institucionet e SHISH-it, Ministria e Puneve te Brendshme, Ministria e Mbrojtjes etj. Per ndjekjen e kesaj kerkese eshte ngarkuar zoti Haluca sipas procedures standarde te punes qe ka institucioni, i cili ka bere kerkesa per shpjegime ne Arkivin e Ministrise se Brendshme, por ka kerkuar edhe te dhena shtese nga Instituti. Nuk erdhen pergjigje qe te ndihmonin zbardhjen e çështjes, prandaj me daten 22 tetor 2008 me kete ankese u impenjua personalisht Avokati i Popullit, i cili ngriti nje grup pune, te kryesuar nga zoti Haluci, duke iu caktuar detyra me shkrim dhe komunikoi perseri shkreserisht me Arkivin e MPB, me Prokurorine e Pergjithshme dhe Institutin. Ne nentor 2008 erdhen disa dokumentacione nga Arkivi per personat e pushkatuar S.S dhe T.N ne Shkoder, por pa te dhena per vendin e varrimit. Kurse per Xh.K .nuk erdhen te dhena. Me pas grupi yne shkoi ne Shkoder dhe mori takim me nje person, ish-punonjes policie, qe kishte emrin ne procesverbalin e pushkatimit, i cili tregoi se vendi ishte prane Radiostacionit ne Shkoder, por nuk mund ta identifikonte sakte. Me pas me zotin Haluca eshte diskutuar ne vazhdimesi per kete ceshtje, ai ka paraqitur veshtiresite qe paraqesin keto raste, sepse pa ligj nuk mund te detyrosh asnje person qe ka dijeni per keto vendvarrime te jape shpjegime, sic rezultoi edhe me vone ne vitin 2009, ne rastin e nje ankese qe patem nga Vlora. Perfundimisht zoti Haluci ne dhjetor 2009 pergatiti nje projekt-rekomandim drejtuar kryeministrit, i cili eshte ai qe eshte publikuar edhe sot. Kete projekt e studioi edhe grupi i keshilltareve ne kabinetin e Avokatit te Popullit, te cilët dhane mendimin se ky rekomandim nuk mund t’i paraqitej Kryeministrit ne formen e paraqitur si projekt-VKM që Qeveria të ngrejë nje Komision Shteteror, pasi nje gje e tille duhet te jete e parashikuar me nje ligj te veçante. Ky detyrim rrjedh nga neni 118, pika 2 e Kushtetutes, i cili thote se “Ligji duhet te autorizoje nxjerrjen e akteve nenligjore, te percaktoje organin kompetent, ceshtjet qe duhen rregulluar, si dhe parimet ne baze te te cilave nxirren keto akte". Mbi kete baze me daten 17.12.2009, zotit Haluca iu dha porosia me shkrim qe te pergatiste nje projekt-ligj. Ai u pajtua me kete mendim dhe premtoi se ne vitin 2010 do ta paraqiste projektligjin tek Avokati i Popullit, premtim i cili deri më tani s’ka gjetur zbatim, përveç prononcimit në fjalë.Sa Avokati i Popullit ka qene ne ndihme te shtreses se ish te denuarve dhe perndjekurve politike gjate veprimtarise se tij?Une mendoj se ky institucion ka bere te gjitha perpjekjet e tij brenda kompetencave qe i jep Kushtetuta dhe ligjet per te mbrojtur te drejtat e tyre kur ka patur kerkesa apo ankesa individuale apo si shoqata dhe shpesh ka bere edhe rekomandimet perkatese ligjore ose nenligjore per te perfituar kjo shtrese qe ka vuajtur mjaft nga diktatura komuniste. Mjaft te kujtoj kontributin tone per unifikimin dhe paraqitjen e Qeverise te kerkesave te tyre qe demshperblimi te behej 5000 leke per nje dite burg, ne vitin 2003 apo rastin e fundit kur ne muajin dhjetor 2009 zyra jone, pasi takoi grevistet, ish-te denuar politike, i bere nje rekomandim Qeverise qe te merte ne konsiderate te pakten nje kerkese te tyre, qe ishte e mundur te realizohej menjehere, qe te mernin demshperblimet te paret ata ish te denuar qe jane gjalle. Dhe Qeveria e pati parasysh edhe kete rekomandim dhe ne mbledhjen e saj te dates 25.12.2009 me vendim te veçante caktoi detyra konkrete per ministrite dhe organet e tjera qe meren me kete çeshtje. Pas disa ditesh grevistet e urise erdhen ne zyren tone, na falenderuan dhe deklaruan se ishte rekomandimi i Avokatit te Popullit qe i beri ata te dilnin nga greva e urise. Ne vijimësi ne do vazhdojme te japim gjithe kontributin per cdo kerkese te tyre, perfshire edhe per ceshtjen ne fjale....