E Shtunë, 31 Tetor 2026

UçK, "dezertorët" nuk do marrin statusin e "veteranit"

Një kategorizim i tillë është bërë në Projektligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UçK-së, viktimave civile dhe familjeve të tyre, që tashmë është finalizuar, e që në mbledhjen e sotme të Qeverisë do të paraqitet për miratim.

Me këtë projektligj, të cilin e ka siguruar “Koha Ditore” të martën, “Veteran i UçK-së” konsiderohet “qytetari i Kosovës dhe shtetasi i huaj i cili është radhitur në radhët e UçK-së dhe është regjistruar si ushtar nga komandat (shtabet e zonave operative të UçK-së, përkatësisht Shtabi i Përgjithshëm i UçK-së) brenda periudhës 30.12.1991 deri më 12.06.1999”.

Neni 12 i Projektligjit flet për të drejtat e veteranëve të UçK-së. Në pjesën e pestë të tij precizohet se “personat, të cilët kanë qenë të organizuar si pjesëtarë të UçK-së, të cilët para datës 12 qershor 1999 kanë lëshuar radhët e UçK-së pa urdhër të komandës kompetente të UçK-së, nuk mund të realizojnë asnjë të drejtë apo të kenë status të rregulluar sipas dispozitave të këtij ligji”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›