Udhëheqës nga bota përshëndesin presidentin e ri Barak Obama për fitoren
/* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}Udhëheqës nga mbare bota po përshëndesin presidentin e ri Barak Obama për fitoren në zgjedhjet e djeshme ndërsa po theksojnë sfidat me të cilat ai do të ndeshet në arenën globale.
Një nga kritikët më të fortë të Shteteve të Bashkuara, presidenti rus, Dmitri Medvdev, tha sot se pret që të krijojë një dialog konstruktiv me zotin Obama. Në një fjalim që i drejtoi më parë vendit zoti Medvedev fajësoi Uashingotnin për krizën financare globale dhe per luften ne Gjeorgji.
Presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso, i beri thirrje zotit Obama te bashkoje forcat me Evropen per te zgjidhur krizen globale financare. Kryeminsitri britanik e quajti zotin Obama "mik te vërtetë të Britanisë".
Ministri i jashtem i Irakut Hoshyar Zebari tha se ai nuk pret që zgjedhja e zotit Obama të çojë në një tërheqje të shpejtë nga Iraku ose në ndonjë ndryshim të papritur të politikës amerikane.
Udhëheqësi i parë zezek i Afrikës së Jugut,
Nelson Mandela e ka uruar gjithashtu presidentin e parë afrikano-amerikan të
SHBA. Z. Mandela i bëri thirrje Z. Obama që të luftojë "varfërinë dhe sëmundjet
kudo në botë”. //iç//