Presidenti Topi përshëndet mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve presidenciale 2008 në SHBA.

5 nëntor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar nga Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon L. Uithers II, mori pjesë sot në mëngjesin paszgjedhor të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë në Hotel Rogner.
Gjatë takimit me Ambasadorin Uithers, Kreu i shtetit shqiptar përshëndeti mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve presidenciale 2008 në Shtetet e Bashkuara duke u prononcuar dhe para mediave të shumta të pranishme:
“Sigurisht kemi kaluar të gjithë një natë pa gjumë, jo vetëm juve që përcillni nëpërmjet medias, por të gjithë shqiptarët dhe besoj mbarë bota. Bisedova me Ambasadorin që gjëja më impresive ishte fjala e zotit Mekein menjëherë pas marrjes së lajmit për fitoren e zotit Obama. Nga ajo që unë kam ndjekur, është konsideruar një nga fjalimet më të ndiera, një nga fjalimet më luajale përsa i përket garës së zhvilluar, por mbi të gjitha një mesazh për popullin amerikan, për rivalin, dhe mbi të gjitha për atë që tha Ambasadori që të ketë zgjedhje të lira, të ndershme dhe ky është një leksion i madh për Shqipërinë. Të gjitha leksionet e mira për demokracinë vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kemi rastin që t’i referohemi këtij eventi kaq të madh që është i madh jo vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por për të gjithë botën. Ju e keni parasysh që zhvillohen zgjedhje kudo në botë, por zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndiqen nga e gjithë bota. Të gjithë kanë kaluar një ditë impenjative aty ku, në hemisferën e tyre është ditë, dhe aty ku është natë, kanë kaluar një natë pa gjumë. Të gjithë kanë vlerësuar leksionin e madh të demokracisë, sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës natyrisht që janë liderë, kanë qenë liderë dhe do të jenë liderë botëror qoftë për zgjidhjen e krizave, qoftë për zhvillimin e demokracisë kudo në botë. Ne jemi të lumtur që kemi një mik kaq të madh. Dhe besoj që marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë gjithmonë të shkëlqyera, do të jenë gjithmonë të forta. Nuk ka nevojë të themi që do të jenë më të mira, sepse janë të shkëlqyera. Dhe aty ku janë superlative, nuk ka nevojë të vemë shenjat krahasimore. Pra do të jenë gjithmonë të shkëlqyera, shumë të forta dhe kjo besoj do të jetë shumë e rëndësishme për Shqipërinë, do të jetë për Kosovën, do të jetë për rajonin tonë ballkanik, që në mënyrë të qartë ka shprehur aspiratat e tij euro-atlantike.
Unë e falenderoj shumë Ambasadorin për këtë ftesë! Na dha kënaqësi të gjithëve së bashku për të jetuar këtë ditë të madhe, e cila është ditë e madhe për Amerikën, për popullin amerikan dhe për popullin shqiptar”.