E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i zgjedhur Barak Obama fillon punën për formimin e administratës së re

/* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}

Barak Obama, i zgjedhur si presidenti i 44 i Shteteve të Bashkuara filloi punën për formimin e administratës së re, 76 ditë para se ai të bëjë betimin më 20 janar.

Senatori Obama ka përcaktuar njeriun për postin e shefit të personelit të Shtëpisë së Bardhë, që është këshilltari i lartë i Presidentit. Zyrtarë të lartë të Partisë Demokrate thonë se zoti Obama ia ka ofruar këtë post kongresmenit Ram Emanuel, që është nga shteti i Ilinoit, ashtu si edhe senatori Obama. Zoti Emanuel ka shërbyer edhe në administratën e ish-Presidentit Bill Klinton. Nuk dihet ende nëse ai e ka pranuar postin.

Zoti Obama deklaroi dje edhe krijimin e ekipit të tranizicionit që do ta përgatisë atë për fillimin e detyrës në Shtëpinë e Bardhë, ku ai do të përballet me sfidat e dy luftrave dhe krizës së rëndë ekonomike. 

Ekipi i tranzicioinit do ta ndihmojë atë që të zgjedhë kabinetin, të realizojë premtimet për politikat dhe të analizojë agjencitë e qeverisë federale.

Të martën, zoti Obama u zgjodh presidenti i parë afrikano-amerikan i Shteteve të Bashkuara, pasi mundi republikanin Xhon Mekein.//kk//


Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›