E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhëheqësit libianë shpallin sot çlirimin

Udhëheqësit e përkohshëm në Libi do të shpallin sot çlirimin e plotë të vendit, një lëvizje që i hap rrugën fillimit të procesit për ndërtimin e një qeverie të re.

Zyrtarët e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit thanë se deklarimi do të bëhet në Bengazi, qyteti kryesor i lëvizjes anti-qeveritare.

Më herët kryeministri i përkohshëm Mahmud Jibril tha se zgjedhjet e para duhet të zhvillohen brenda tetë muajsh me votuesit që do të zgjedhin anëtarët e një këshilli kombëtar që do të hartojë një kushtetutë të re.

Jibril kishte njoftuar fillimisht se do të jepte dorëheqjen kur të çlirohej Libia. Agjencia e lajmeve Reuters e citon atë të ketë thënë se do të japë dorëheqjen sot. Ndërkohë këshilli Kombëtar i tranzicionit po përpiqet të vendosë ku të varrosë ish udhëheqësin Moamar Gadafi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›