"Realitete dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare" kthen vëmendjen nga Shqipëria
Ka mbërritur në Tiranë për vizitë disaditore një grup i shoqatës franceze "Realitete dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare" (ARRI).
"Qëllimi i vizitës - tha zoti Jean-Michel Fauve, president i shoqatës - është nxitja e njohjes së gjithanshme e Shqipërisë në Francë, në bazë të parimeve në të cilat besojnë 900 anëtarët e shoqatës, të cilët përgjithësisht janë specialistë të mirëfilltë të niveleve të larta të fushave të ndryshme të zhvillimit ekonomik, politik dhe shoqëror në Francë dhe jashtë saj".
"Shoqata Realitete dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, shpjegoi zoti Fauve, është e njohur në Francë dhe jashtë saj si një organizatë me dobi publike. Ajo bashkon personalitete të cilat kanë të përbashkët bindjen se duhet nxitur në shoqërinë franceze ideja e njohjes më të mirë të realiteteve ndërkombëtare, të cilat ndikojnë gjithmonë e më shumë në jetën tonë të përditshme".
"ARRI jep ndihmesë të veçantë në ndërtimin e Evropës, si edhe më gjerë, veçanërisht tani që në marrëdhëniet ndërkombëtare vihen re ndryshime të mëdha. Shoqata ndihmon për të vënë në dukje rreziqet dhe përparësitë".
Shoqata publikon materiale si botimin mujor "Regarde san frontiere" dhe atë katërmujor "Chaiers ARRI", si edhe një vëzhgues mujor të shtypit të huaj. Ajo zhvillon debate, cikle konferencash, udhëtime, njohje, si edhe informim me anën e internetit. Seksionet e ndryshme të shoqatës organizojnë veprimtari për Afrikën, Azinë, Evropën dhe Gjermaninë.
Një nga veprimtaritë e shoqatës është dhënia e çmimit ARRI prej 10000 eurosh çdo 18 muaj, për studime në fizikë, kimi dhe biologji. Ky çmim jepet nga një juri e kryesuar nga Axel Khan, mjek gjenetist, president i Universitetit Paris Descartes.
Në veprimtaritë e shoqatës marrin pjesë autoritete të larta të institucioneve shtetërore dhe kulturore të Francës, kryeministra, ministra e deputetë. Ndër temat e konferencave të fundit janë: "Kufijtë e Evropës", "Kushtetuta e Evropës", "Propozime për bërjen popullore të Evropës", "Evropa përballë ndryshimeve klimatike". Udhëtime studimore janë ndërmarrë në Argjentinë, Bullgari, Kinë, Qipro, Etiopi, Hungari, Maltë, Norvegji, Rumani, Sllovaki, Suedi, Republika Çeke, Turqi, Ukrainë.
Këtë vit, pas udhëtimit në Gjermani (Drezden) dhe në Gjeorgji, shoqata ka mbërritur në Shqipëri. Grupi përbëhet nga 36 vetë. Mes anëtarëve të shoqatës janë François Aillert, president i institutit "Pasteur"; Michel Albert, inspektor i financave të shtetit; Jean Boissonnat, gazetar; Pierre Delaporte, president nderi i Energjetikës Franceze; Christian Graeff, ambasador i Francës; Jacques Lanxade, admiral, ish-shef i shtabit madhor të ushtrisë; Daniel Lebegue, president i "Transparency International France"; Marcel Roulet, president nderi i "France Telecom".
Në Shqipëri, grupi francez, shoqërohet nga miku i madh i Shqipërisë, profesori i historisë dhe i arkeologjisë Pierre Cabanne. Ata, përveç vizitave kulturore, do të priten në Tiranë nga Kryeministri i vendit, ministra dhe autoritete të tjerë. Në tej, miqtë francezë do të udhëtojnë në Shqipëri drejt Jugut, për t‘u njohur drejtpërsëdrejti me jetën, vendin dhe potencialin e tij turistik. Por deri tani, përshtypjet e shprehura janë pozitive.
"Jo vetëm nga automjetet në rrugë, por edhe nga titujt në faqet e para të gazetave kuptuam gjallërinë e jetës në Tiranë", - tha një prej anëtarëve të grupit.