Kundërfushata

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon fushatën kundër mbajtjes së zgjedhjeve lokale më 15 nëntor. Derisa politikanët bëjnë thirrje që qytetarët të votojnë, aktivistët e kësaj lëvizjeje ftojnë popullatën për të vepruar në të kundërtën. Duke i quajtur politikanët qurana dhe trullana, aktivistët e kësaj lëvizjeje, me një performancë në qendër të Prishtinës, të shtunën vazhduan fushatën e tyre të nisur në të njëjtën kohë me fushatën elektorale.
Me parullat Ky votim sjell çmontim territorial apo Vota jote bëhet para për ata, në fushatën e tyre kundër zgjedhjeve, aktivistët e kësaj lëvizjeje lëshonin edhe spote radiofonike, të cilat u bënin thirrje qytetarëve për të mos votuar.
Sipas aktivistëve të kësaj lëvizjeje, mbajtja e këtyre zgjedhjeve ka prapavijë tjetër nga ajo të cilën politikanët e proklamojnë.
Këto zgjedhje mbahen për decentralizim, që krijon autonomi për serbët e Kosovës brenda Kosovës, thotë Frashër Krasniqi, një nga aktivistët e Vetëvendosjes.
Duke shpjeguar se politikanët e vendit janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, këta të fundit, sipas tij, janë duke ikur nga vendi, madje edhe duke shitur shtëpitë e tyre.
Qytetarët shesin shtëpitë e tyre dhe mbyten në lumë duke ikur nga kjo varfëri e skajshme, thotë Krasniqi.
Drejtuesit e kësaj lëvizjeje shprehen të jenë të bindur se në këto zgjedhje nuk duhet të votohet, edhe për një arsye tjetër e cila është e mjaftueshme.
Nuk duhet të votohet për të njëjtit politikanë që për dhjetë vjet premtojnë njësoj, tha Frashër Krasniqi. Sipas kësaj lëvizjeje, komunat e reja me shumicë serbe do të udhëhiqen nga struktura paralele të Serbisë dhe ndarazi prej institucioneve të Kosovës në arsim e shëndetësi, polici dhe gjyqësi, menaxhim të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore.
Ata besojnë se zgjedhjet më parë sesa të luftojnë korrupsionin, e legjitimojnë atë.
Në fletushkat e shpërndara për qytetarët, aktivistët e kësaj lëvizjeje shpjegojnë se oferta nuk ka ndryshuar, derisa premtimet e vitit 2009 janë dëgjuar edhe më 2007 e në zgjedhjet e kaluara.
Pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ka nevojë për pushtet të ri qendror. Zgjedhjet lokale në vend të atyre parlamentare janë zëvendësim për qytetarët që të mos zëvendësohet pushteti mbi ta, thuhet në njërën nga pikat e Vetëvendosjes.
Fushata e kësaj lëvizjeje ka vazhduar gjatë tërë kësaj kohe me tema të ndryshme, përfshirë edhe çështjen e përcaktimit të kufijve të vendit. Ditë më parë lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, denoncoi organet shtetërore që, sipas tij, janë duke e rrudhur territorin e vendit vetëm që të vendosen marrëdhënie diplomatike me fqinjët.