Udhëtimet e shqiptarëve, destinacion Greqia, Turqia

Destinacioni turistik më i preferuar prej shqiptarëve për këtë verë përcaktohet Greqia dhe më pas Turqia. Mesa duket kriza ekonomike që ka përfshirë këtë vend, ka bërë që operatorët turistik të bëjnë mjaft ulje për ofertat turistike. Këtë fakt e konfirmon dhe Griselda Goxhara, pranë agjensisë “Yldon”, e cila shprehet se shteti helen ka pasur një bum turistësh gjatë këtij sezoni turistik.
Muaji i cili vazhdon që të mbajë rekordin për numrin më të madh të pushuesve dhe të rezervimeve për pushime, vazhdon që të mbesë gushti. Ndërkohë që muaji shtator dhe më pas tetori përcaktohen si muajt e rikthimit në vendet e punës dhe të aktiviteteve të përditshme. Numri i personave që pushojnë në këto muaj është shumë i vogël.