Vodafone sjell risi dhe ofertë speciale për klientët
Klientët Vodafone e gëzojnë më shumë se të gjithë stinën e verës, falë ofertave dhe risive që kompania Vodafone Albania sjell gjithnjë në treg për ta. Edhe këtë herë Vodafone ka menduar të gëzoje klientët me sjelljen në treg të Smartphonit më të ri Android Vodafone 858 Smart, me çmimin fantastik prej 12.500 Lekë (Me TVSH) Ky model i ri smartphone ofron mundësi dhe aplikacione të ndryshme për përdoruesit dhe për të gjithë ata që blejnë një Smartphone Android Vodafone 858 Smart, kompania Vodafone ofron navigim në internet falas për të shijuar shpejtësinë e teknologjisë 3G. Çdo klient i ri Vodafone, i cili ble një Vodafone 858 Smart do të përfitojë 500 MB internet falas në muaj për 6 muaj rresht, ndërsa klientët ekzistues do të përfitojnë një paketë javore prej 200 MB internet. Nxitoni në dyqanet Vodafone në çdo cep të Shqipërisë, për të bëre tuajën këtë aparat risi dhe të përfitoni nga oferta, pasi kjo ofertë është e vlefshme për një kohë të kufizuar.