E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro e ”fortë” ndaj lekut, nuk pëson ulje gjatë sezonit veror

Euro nuk pëson ulje përgjatë gjithë sezonit turistik i cili ishte përcaktuar prej specialistëve si periudha më e përshtshme për vlerësimin e monedhës shqiptare. Gjatë muajve të verës, ulja më e madhe që pësoi monedha europiane ishte vlera 138 lekë ndërkohë që aktualisht qëndron në kuotën e 140 lekëve. Shpesh muajt e vjeshtës dhe të dimrit janë përcaktuar si periudhat kur monedha europiane forcohet shumë si rezultat i të ardhurave shumë të pakta në krahasim me muajt e verës kur ka edhe më shumë të ardhura prej emigrantëve.

Monedha europiane euro vazhdon që të qëndroj e fortë përballë lekut shqiptar . Kjo situatë shpjegohet me prurjet e ulta të emigrantëve dhe kjo si rezultat i krizës ekonomike botërore. Euro ka vazhduar të ruajë këtë pozicion duke treguar se ky vit do të jetë i vështirë për ekonominë tonë. Leku shqiptar vazhdon të qëndroj më ulët se monedha europiane dhe mendohet se euro do të arrij këtë sezon vlerat më të larta të arrituara muajt e fundit. Hera e fundit që një shifër e tillë kishte arritur në këmbimin mes monedhës së përbashkët evropiane dhe monedhës kombëtare shqiptare ishte në vitin 2003, pra plot 8 vjet më parë, ku euro arriti deri në 145 lekë. Pikërisht kjo rritje, që është më e lartë sesa rritjet që pëson euro gjatë muajit janar çdo vit, shpjegohet nga ekonomistët edhe nga një sërë faktorësh.

Situata në fjalë shpjegohet me prurjet e ulëta të emigrantëve dhe kjo si rezultat i krizës ekonomike botërore, por edhe si shkak i kalimit të pushimeve të fundvitit nga një numër i madh shqiptarësh tek të afërmit e tyre jashtë shtetit, e si pasojë uljen e shpenzimeve në tregun vendas, që do të sillte edhe një presion ulës ndaj euros.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›