Ekonomia e dytë më e fuqishme në Europë, shkurtime drastike në buxhet
Prej javësh të tëra, kryeministri Berisha përmend plot entuziasëm faktin se Shqipëria është ekonomia e dytë më e fuqishme në Europë, pas Gjermanisë. Këtë gjë e përmendi edhe tre ditë më parë në mbledhjen e qeverisë.
Por, përtej shfaqjeve karagjoze të Berishës, situate ekonomike në Shqipëri është me të vërtetë e rëndë dhe këtë, më mirë se kushdo e di pikërisht kryeministri.
Duke parë situatën e rëndë, qeveria e kryeministrit Berisha ka vendosur që të kryejë shkurtime drastike në buxhetin e saj.
Në kuadrin e rishikuar për vitin 2012 do kemi një ulje të buxhetit me 11 miliardë lekë, ndërsa për vitin 2013 kjo shifër do të bëhet 21 miliardë. Për vitin 2014 ulja do të thellohet deri në 32 miliardë, thuhet në nnjë raport të publikuar e përditshmja Panorama sot.
Në shkurtimet e qeverisë nuk përjashtohen as fondet për rritjen e pagave, pensioneve, fondi për ish të përndjekurit apo ish-pronarët, ndërsa hequr plotësisht fondi për kompensimin e energjisë elektrike.
Pavarësisht kësaj, Berisha me siguri në mbledhjen e radhës do tu përsërisë shqiptarëve faktin se Shqipëria është ekonomia e dytë më e fuqishme në Europë.