E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po për pasurinë e Shkëlzenit dhe Argitës, keni kërkuar hetime zoti Lalla?

Tashmë që shkarkimi i kryeprokurores Ina Rama është çështje kohe, ndaj saj kanë nisur akuzat jo vetëm nga mazhoranca, por edhe përfaqësues të institucioneve të tjera, si kreu i Inspektoratit të Lartë të deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Lalla(ndoshta për ti hyrë në zemër Berishës që të mos pushohet).

Gjatë një interviste për GSH, Llalla akuzon prokurorinë se ka pushuar pothuajse të gjitha çështjet që ka çuar ILDKP për hetimin e zyrtarëve të lartë.

Thuajse në të gjitha rastet e kallëzuara nga ne, çështjet janë pushuar nga prokuroria apo gjykata, që do të thotë se 70- 80 për qind e kërkesave për hetim të zyrtarëve të lartë për fshehje apo tjetërsim të pasurisë, që i janë çuar prokurorisë nga ne, janë pushuar.  

Prokuroria është shprehur po ashtu në vazhdimësi, se propozimet tuaja nuk kanë përmbajtur elementët e nevojshëm për hetimin e plotë të zyrtarëve. Si staf kemi bindjen e plotë se çdo rast i propozuar për hetim nga ILDKP-ja përmban të gjithë elementët e nevojshëm që të hetohen nga qeveria. Kemi ofruar të dhëna të detajuara, si për natyrën e rasteve të falsifikimeve në deklarimin e pasurisë nga ana e zyrtarëve, ashtu edhe për shumat apo pronat e fshehura, shprehet Llalla.

Ndoshta akuzat e tij nga prokurorisë janë të drejta, por, a ka kërkuar ILDKP hetimin e fëmijëve të kryeministrit Berisha, që në vitet e fundit kanë dhjetëfishuar pasuritë e tyre, duke kapur miliardat. Nuk do të guxonte njeri në fakt, që të hetojë Shkëlzenin dhe Berishën. Këtë nuk e bënë as kur ai akuzohej për përfshirje në vrasjet e Gërdecit, jo më për pasuri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›