Petroviq: Dialog për veriun vetëm në funksion të politikës së Kosovës

Në ndërkohë, zv. kryeministri Petroviq, ka theksuar se Qeveria e Kosovës është e gatshme për çdo dialog për veriun, i cili ka për qëllim zhvillimin e një jetë me të mirë për qytetarët e veriut dhe i cili duhet të zhvillohet në kuadër të politikës që bënë Qeveria e Kosovës.
Edhe pse ishte paralajmëruar që pjesë e takimit të jetë edhe ambasadori amerikan në Kosovë Christopher Dell, ky i fundit nuk ka marrë pjesë në takim. Petroviq, takimin e ka zhvilluar vetëm me drejtorin për zhvillimin e politikave rajonale në SHBA në Departamentin e Shtetit, Raffi Gregorian, ku ky i fundit është larguar pa dashur të prononcohet për media.
I vetëm në një konferencë për media, ministri Petroviç ka dhënë detaje e takimit, duke thënë se Gregorianin e ka njoftuar për situatën e krijuar ne veri të Kosovës, dhe mundësit për integrimin e pjesës veriore.
“Kemi pasur një takim shumë të rëndësishëm, i kam prezantuar situatën në Kosovë, sidomos në pjesën veriore të Kosovës. Ishte i interesuar për pozitën e qytetarëve të Kosovës, sidomos për qytetarët serbë të Kosovës. Kemi biseduar për integrimin e pjesës veriore. E kam informuar zotin Raffi, për aktivitetet që kemi marr ne si qeveri për situatën”, ka thënë Petroviq.
Me tej, Petroviq ka treguar edhe për raportet që ka me qytetarët serbë që jetojnë ne pjesën veriore të Kosovës, duke thënë se ditëve të fundit për këta qytetar janë ndarë ndihma teknike për nevojat sociale.
Ai është shprehur i kënaqur me interesimin e qytetarëve serb ne veri, për pajisjen me dokumente të Republikës së Kosovës.
“Qindra qytetarë serbë kanë aplikuar për dokumente të Kosovës, për regjistrim të Kosovës, organizatave jo qeveritare, e të tjera. Këto të dhëna i kanë edhe bashkëpunëtorët tanë ndërkombëtar. Para se gjithash ICO-ja, këto fakte na japin kuroja që në të ardhmen të kemi një punë më kualitative. Dhe një që është prioritete për qeverinë e Kosovës, formimi i komunës së re të veriut, e cila në rendë të parë do të jetë shumë e rëndësishme për qytetarët që jetojnë në atë pjesë të qytetit”, ka thënë ai.
Duke folur për mundësit e dialogut, me Serbin për zgjidhjen e problemeve në veri, Petroviq ka potencuar se ky dialog mund të zhvillohet, por vetëm në funksion të politikës që zhvillon Qeveria e Kosovës
“Sa i përket dialogut dhe bisedimeve, jemi të gatshëm për çdo dialog nëse do të kishte për qëllim avancimin e jetës më të mirë dhe mërqinjës më të mirë për qytetarët në atë pjesë, por në kuadër të funksionimit të politikës që e zhvillon qeveria e Kosovës”, ka thënë Petroviq.
Sa i përket kontakteve me serbet e pjesës veriore të Mitrovicës, ai ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë në një situatë për të biseduar me drejtuesit e strukturave paralele në veri, por ka shtuar, se me qytetarë serbë të asaj pjese ka pasur dhe është në kontakte të vazhdueshme./kosovapress/