E Diel, 1 Nëntor 2026

Udhetonte drejt Tiranes me para te falsifikuara pranga peqinasit

Berat

Uniformat blu te Policise se Lushnjes ne bashkepunim me ato te Beratit kane vene ne pranga nje 27-vjecar nga Peqini i cili udhetonte drejt Beratit me nje sasi parash te falsifikuara. Burime zyrtare te Policise se Qarkut te Beratit bejne me dije se rreth ores 14.30 te mesdites se sotme eshte marre informacioni se nje i ri nga Peqini udhetonte me autobusin e linjes Berat-Tirane me nje sasi parash te falsifikuara. Menjehere pas marrjes se ketij informacioni uniformat blu organizuan punen cka solli arrestimin e 27-vjecarit Bujar Aliu banues ne Peqin. Ai u ndalua ne afersi te fshatit Kashtbardhe ne dalje te Lushnjes ndersa udhetonte ne autobusin e linjes Tirane-Berat drejt ketij qyteti. Gjate nje kontrolli fizik qe i eshte bere te riut policia bllokoi ne cilesine e proves materiale nje shume prej shtate milione lekesh te falsifikuara. Keshtu nga verifikimet e bera ka rezultuar se shuma e lekeve ne prerje prej 10 mije lekesh te vjetra te falsifikuara ishin destinuar drejt qytetit te Beratit. Menjehere pas bllokimit te kesaj sasie lekesh Aliu u arrestua dhe u dergua ne dhomat e paraburgimit te Komisariatit te Policise se ketij qyteti ku eshte duke u marre ne pyetje ne lidhje me falsifikimin e shumes se parave. Tashme mbetet per tu zbardhur se si kishte arritur te falsifikonte shumen e parave i riu dhe se ku do te shkonte kjo shume.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›