E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili dhe Argjentina skuadrat favorite per te fituar Kupen e Amerikes

“Peshat e rënda” të Amerikës Latine e nisin me frena dore “Copa Amerika”-n, veprimtaria që nxjerr kampionin e këtij kontinenti.

Argjentina, vendi organizator që nuk fiton një trofe që nga viti 1993, pati nevojë për një mrekulli të Serxhio Agueros, që të shmangte humbjen e turpshme ndaj Bolivisë, në ndeshjen hapse.

Por jo vetëm kaq, skuadra e Batistës nuk ka bindur tifozët, teksa Lionel Mesi vazhdon të jetë një kopje jo e bukur e lojtarit të mrekullueshëm që është parë te Barcelona. Stadiumi i La Platës i përshëndeti me vërshëllima “çelsestët” që në dy edicionet e fundit të “Copa Amerika” janë mundur nga Brazili.

Por edhe “Selesao”, kampione në fuqi nuk ka mundur të shkojë përtej barazimit. Si në rastin e argjentinës edhe në këtë rast kundërshtari nuk ishte ndër më të fortët.

Skuadra e Menezisit nuk arriti të shënojë në portën e Venezuelës dhe shtyllat e koleksionuara sollën vetëm një pikë. Në barazim pa gola u mbyll edhe ndeshja tjetër e grupit B mes Paraguajit dhe Ekuadorit.

Ndërkohë, vetëm Kolumbia ka festuar fitoren deri tani, pasi fitoi 1-0 ndaj Kosta Rikës. Të martën luhen ndeshjet e para në grupin C, Uruguaj-Peru dhe Kili-Meksikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›