Faktor i ri per kancerin ne stomak
Shtimi i pa shpjegueshem i rasteve te kancerit te stomakut i nxisin shkencetaret te cilet bejne thirrje per me shume studime.
Kanceri i stomakut eshte nje nga semundjet me vdekjeprurese, dhe renditet i dyti mes kancereve me te pakten 800.000 vdekje ne vit ne te gjithe boten. Por ne Shtetet e Bashkuara, numri i rasteve me kancer ne stomak ka qene ne renie, me perjashtim mes nje grupi racor.
Glenda Reimer, motra e saj Sandy dhe vajzat Wilken e Mallorie kane ardhur ne Institutin Kombetar te Kancerit ne Bethesda, Maryland per te ndihmuar shkencetaret te kuptojne me mire semundjen qe ka shkaterruar familjen e tyre.
"Babai yne vdiq ne moshen 75 vjec", thote Sandy, "vellai vdiq kur ishte 50 vjec, edhe kusherira aq ishte kur vdiq. Ajo kishte femije te vegjel."
Per breza, kjo familje ka vuajtur nga kanceri i stomakut. Glenda Reimers thote se mjeket i hoqen stomakun pasi ajo u diagnostikua me kete semundje.
Per vite studjuesit jane perpjekur te gjejne qofte edhe nje shkak te vetem per kancerin ne stomak.
Ne Azi, pjese te Amerikes se Jugut, Rusi dhe vendet tjera te ish-bllokut sovjetik, ekspertet mendojne se konsumimi i ushqimeve te kripura dhe atyre te ruajtura per nje kohe te gjate ne frigorifer, mund te kene lidhje me kancerin ne stomak.
Shume studime sugjerojne gjithashtu se ulcera ose polyps mund te nxisin rritjen e qelizave te kancerit.
Dr Charles Rabin dhe shkencetare te tjere te Institutit Kombetar te Kancerit shqyrtuan ritmet e kancerit gastrik gjate tri dekadave te fundit midis nje grupi te madh te amerikaneve nga mosha 25 ne 84 vjec. Kanceri gastrik prek pjesen e siperme te stomakut.
Te dhenat e tyre konfirmuan se rastet me kancer gastrik ishin pakesuar, por me nje perjashtim; mes te rinjeve te races se bardhe rastet e ketij kanceri ishin ne rritje. Kjo rritje ishte e paparashikuar per shkencetaret, prandaj tani ata thone se per kancerin ne stomak duket se ekziston nje faktor i ri rreziku, qe ende nuk eshte identifikuar. Nder rezultatet e befasuese ishte edhe nje shtim prej 3 perqind i rasteve jo gastrike qe prekin pjesen e poshtme te stomakut. Shkencetaret thone se ky lloj kanceri shpesh fillon me nje infeksion i shkaktuar nga bakeri Heliko-bakter Pylori, i njohur ndryshe edhe si H-Pylory. Tani per tani, shkencetaret thone se shtimi i rasteve te kancerit mes te rinjeve te bardhe mund te jete pasoje e nje shkaktari te ri ose e ndonje ndryshim ne bakterin H-Pylori. Kjo rritje e mistershme e kancerit te stomakut i shtyn shkencetaret bejne thirrje per me shume studime