"Udhezimet ne tatime, jane antikushtetuese"
Nensekretari per Programin ne Partine Socialiste, Ilir Beqja, deklaroi dje se udhezimet e fundit te administrimit tatimor, konfirmojne shqetesimet e partise se tij se qeveria e paafte e Sali Berishes, nuk ka zbatuar ne menyre te perseritur nje nga parimet themelore te administrimit fiskal, ate te parashikueshmerise. Sipas tij, ne daten 19 shkurt 2009, ministri i Financave, miraton Udhezimin nr.17 "per formatin e formularit dhe deklarimit te pageses se tatimit, mbi te ardhurat personale te biznesit te vogel". "Ky udhezim hyn ne fuqi te nesermen, ne daten 20 shkurt, duke mos i lene kohe subjekteve te interesuara te njihen me permbajtjen dhe te pergatiten per zbatimin e tij", paraqiti problemin zyrtari socialist. Po keshtu, sipas Beqjes, ne daten 26 shkurt 2009, perseri ministri i Financave, kesaj radhe bashke me ministrin e Drejtesise, miratojne Udhezimin nr. 21 per disa shtesa dhe ndryshime ne Udhezimin nr.9, date 26.02.2008 "per tatimin e kalimit te se drejtes se pronesise se paluajtshme". "Me kete Udhezim, dy ministrat ne menyre antikushtetuese percaktojne cmimet, me te cilat shqiptaret duhet te shesin e te blejne patundshmerite. Kushtetuta percakton se Shqiperia, eshte vend me ekonomine e tregut te lire", denoncoi nensekretari per Programin ne PS.