Vlore, 3 keshilltare te LSI bashkohen me socialistet
Tre perfaqesues te Levizje Socialiste per Integrim, ne qytetin e Vlores lene partine per t'iu bashkuar PS-se. Albana Hodaj, kryetare e grupit te keshilltareve te LSI-se, Morand Hoxha dhe Artan Licaj kane deklaruar publikisht ne mbledhjen e djeshme te Keshillit Bashkiak, largimin e tyre nga forca politike Levizja Socialiste per Integrim dhe kalimin ne grupin e keshilltareve te Partise Socialiste. Ne deklaraten publike, tre keshilltaret kane theksuar se puna e tyre ne strukturat e LSI-se nuk eshte vleresuar dhe e shikonin si nje force me pak perspektive dhe jo largpamese. "Pa dashur te paragjykoj dhe pa u bere pjese e debateve fyese e denigruese brenda llojit, pa u shitur e pa u blere nga askush, por duke qene perhere vetvetja, ne largohemi", u shpreh Hodaj. Vendimi eshte pershendetur nga kryetari i PS-se per Vloren, Eltar Deda, ndersa eshte komentuar ashper nga keshilltarja tjeter e LSI-se, ne Keshillin Bashkiak te Vlores, Shqiponja Korkaj. Kjo e fundit tha se tre keshilltaret qe lane LSI-ne, jane njerez pa integritet qe shkojne nga nje force politike te tjetra, ne baze te interesit te tyre vetjak. "LSI ka ne radhet e saj shume njerez e kryesisht te rinj, qe i kane dhene asaj zemren e nuk veprojne sipas interesave te momentin", tha Korkaj. Aktualisht ne Keshillin Bashkiak te Vlores, jane vetem dy keshilltare te Partise Levizja Socialiste per Integrim. O.Hila