Udhëzimet për përgatitjen e amnistisë fiskale
03/03/2011 Kryeministri Berisha replika me ministrin Bode
Qeveria gati të heqë taksën e makinave të vjetra
“Kemi bllokuar vetëm shitjen e tyre, por nuk kemi pse ta bllokojmë shitjen brenda vendit”
Qeveria shqiptare pritet të formalizojë së shpejti vendimin për heqjen e taksave të makinave të përdorura, duke lehtësuar në këtë mënyrë procesin e shitjeve të tyre veçanërisht brenda vendit. Projekti i përfolur prej disa kohësh në zyrat e Ministrisë së Financave dhe të qeverisë u publiku nga kryeministri Berisha, i cili, duke e pranuar çështjen si një problem serioz, kërkoi rishikimin e kësaj takse. “Taksa e makinave të përdorura duhet të shqyrtohet, sepse ajo faktikisht ka bllokuar tregun e tyre brenda vendit. Nuk them që të zbutim qëndrimin, sepse ato faktikisht funksionojnë, se nuk shiten me atë taksë, se ne kemi bllokuar vetëm shitjen e tyre, por nuk kemi pse ta bllokojmë shitjen brenda vendit. Sepse nëse dikush e ka makinën dhe do të blejë një të re, ai nuk e shet dot, pra e dekurajojmë”, - theksoi kryeministri në fjalën e tij gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë. Ai udhëzoi Ministrinë e Punëve Publike me drejtoritë përkatëse të gjejnë një modalitet tjetër, që të respektohen, si mjedisi, ashtu edhe tregu. “Qytetarët e kanë ngritur me shumë insistim shqetësimin dhe unë mendoj se ka vend që kjo të rishqyrtohet edhe një herë, pra të respektojmë ambientin, por të gjemë mënyrën që edhe tregun e tyre ta respektojmë”, - vijoi ai. Por propozimi nuk është mirëpritur aspak nga ministri i Financave Ridvan Bode, i cili nuk ngurroi të shprehte pakënaqësinë e tij. “Unë e kam sqaruar dhe një herë se kjo taksë është një alternativë detyruese, nuk e kemi pasur. Ka qenë një ndërhyrje energjike e Komisionit Europian që të implementojmë këtë formë. Po e hoqëm fare, brenda një kohe shumë të shkurtër do t’u kthehemi të gjitha makinave të vjetra që ndodhen në varreza”, - tha Bode. I menjëhershëm ishte replika e kreut të qeverisë, i cili këmbënguli edhe pas kësaj ndërhyrjeje të ministrit të tij. “Zoti Bode, unë e di që ajo është vendosur të zëvendësojë një taksë tjetër që ishte, e kam të qartë unë atë dhe u vendos një alternativë për të përmbushur një kërkesë të komisionit. Po gjithnjë ka më shumë se një zgjidhje, prandaj ne të shohim zgjidhje tjetër”, - replikoi kryeministri Berisha. Po në mbledhjen e djeshme shefi i ekzekutivit udhëzoi ministrin e Financave të nisë punën për përgatitjen e kuadrit ligjor të amnistisë fiskale, në të cilën të përfshihen veç të tjerash dhe borxhet e vjetra.