21 janari, gjykata liron 3 oficerët, vetëm 1 në qeli
03/03/2011 Kryeprokurori Malaj, takim me drejtuesin e policisë së Tiranës Sajmir Muça
Familjarët e gardistëve, duartrokitje për vendimin e gjykatës
TIRANE-Kanë lënë qelinë tre gardistët e arrestuar nga Prokuroria si autorë të dhënies së urdhrit për të qëlluar në drejtim të demonstruesve të 21 janarit. Vendimi për lirimin e gardistëve Gazmend Ahmetaj, Mark Nikolli dhe Sadik Çela, është pritur me duartrokitje dhe shumë gëzim nga familjarët e të arrestuarve, të cilët që prej orës 09:00 prisnin në derën e Gjykatës së Apelit. Gjatë shqyrtimit të masave të sigurisë, togat e zeza janë shprehur se Prokuroria e Tiranës ka dyshime të pabazuara në prova dhe për pasojë ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tyre. Nga ana tjetër përfaqësuesi i Prokurorisë është shprehur duke kërkuar që qëndrimi i tre gardistëve në burg, të kushtëzohej deri në afatin 30 ditor të përcaktuar nga gjykata e Tiranës, vendim ky që i linte kohë Prokurorisë të administronte në dosje ekspertizat e disa armëve. Mirëpo, kërkesa e Prokurorisë nuk është pranuar nga gjykata, e cila ka vendosur lirimin e tre gardistëve të akuzuar për shpërdorim detyre dhe vrasje për shkak të cilëve të një ose më shumë personave. Nga gjashtë punonjësit e Gardës së ndaluar pas ngjarjeve të 21 janarit vetëm një prej tyre ndodhet tashmë në burg, majori Agim Llupo që mori masën e sigurisë burg pa afat. Komandanti i njësisë speciale të Gardës Alfred Ahmetceni, i cili u ndalua pak ditë pas tij, u lirua nga gjykata e shkallës së parë, ashtu si edhe gardisti tjetër Agron Malaj. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme prokurori Sokol Malaj ka zhvilluar një takim me Drejton e Policisë së Tiranës Sajmir Muça, ku kanë diskutuar kryerjen e veprimeve të përbashkëta hetimore, si dhe ekzekutimin e urdhrave të delegimit për dosjen e organizatorëve të demonstratës së 21 janarit. Takimi ka asistuar më së shumti në rivendosjen e marrëdhënieve mes policisë dhe Prokurorisë së Tiranës, marrëdhënie të cilat “ngrinë” pas ngjarjes së 21 janarit.