E Diel, 1 Nëntor 2026

“G99”-a: Ligjet e miratuara nga shumica po godasin biznesin



Grupimi “G99” ka reaguar ndaj miratimit në Parlament nga maxhoranca të ligjit “Për Procedurat Tatimore” dhe ligjin “Për Falimentimin”. G99-a i ka quajtur këto ligje si të papërshtatshme dhe jo problematike për biznesin në Shqipëri. “G99-a ka ndjekur me shqetësim procedurën e ndjekur për hartimin e projektligjit ‘Për Procedurat Tatimore’ dhe kalimin e këtij ligji në mënyrë të nxituar, pa lënë mundësinë e reflektimit të shqetësimeve të bizneseve dhe palëve të tjera, të cilët preken nga ky ligj. Vlerësojmë se nxitimi i qeverisë ka prodhuar një projektligj me aspekte arbitrare, i cili kufizon lirinë e biznesit, i jep kompetenca të panevojshme administratës tatimore, duke krijuar barriera dhe ndikim negativ për klimën e biznesit. Ligji gjeneron konfliktet mes palëve duke krijuar konflikte edhe midis bizneseve dhe duke shtuar konfliktet biznes-administrate tatimore duke i dhënë kësisoj të fundit të drejtën që në rast të mospagesës së detyrimeve tatimore nga tatimpaguesi i kërkon palëve të treta (p.sh. një kreditori) të paguajnë detyrimet për llogari të tatimpaguesit”, - thuhet në deklaratën për shtyp të G99-s.

21 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›