E Diel, 1 Nëntor 2026

Me 13 korrik prefekti i Vlores ka percaktuar konstituimet

Saranda Vlora e Durresi bashkite ende pa kryetar zyrtar dhe keshilla

Bashkite kryesore te jugut te Shqiperise kane mbetur ende pa u konstituar. Bashkia e Vlores dhe Sarandes te fituara nga socialistet nuk jane konstituar ende. Mesohet se prefekti i Vlores ka bere te qarte se do ti mbledhe se shpejti keto keshilla te dala nga votimet e 8 majit por se ende nuk eshte realizuar nje gje e tille duke mos percaktuar nje date te sakte. Mesohet se ne Durres nuk eshte realizuar nje proces i tille. Ne keto tri zona qe jane ne kulmin e sezonit turistik nuk i eshte miratuar buxheti per vitin 2011. Mesohet se me date 13 korrik do te realizohet konstituimi per Bashkine e Sarandes. Gjate gjithe kesaj periudhe keto bashki kane mbetur pa miratuar buxhetet e tyre. Nderkohe qe ne qytete si Lezha Shkodra Korca Berati dhe Fieri eshte realizuar ky proces.
Votat e keshilltareve te Memaliajt

Gjate procesit te konstituimit te keshillit bashkiak te qytetit te Memaliajt ka ndodhur ajo qe nuk pritej. Dy keshilltare te se majtes kane votuar per nje kandidat te se djathtes per ne keshillin e qarkut te Gjirokastres dhe nese ndodh keshtu edhe ne nje rast tjeter atehere socialistet qe kane fituar shumicen e komunave dhe bashkive te ketij qarku rrezikohet seriozisht te sigurojne mazhorances ne keshillin e qarkut. Procesi i konstituimit te Bashkise se Memaliajt ku mandatin e kryetarit te bashkise e ka fituar Lulezim Meci i PS-se dhe e majta ne koalicion ka shumicen e keshilltareve ne raportin 9 me 6 u perserit dy here brenda nje jave pasi ne mbledhjen e pare kundershtimet per vlefshmerine e dy votave ne rastin e zgjedhjes se keshilltarit te qarkut degjeneruan ne debate te ashpra dhe qe nuk lejuan perfundimin e procedurave. Ne mbledhjen e dyte te procedurave te konstituimit ne momentin e votimit per zgjedhjen e keshilltari qe do te perfaqesoje kete bashki ne keshillin e qarkut pas votimit rezultoi fitues kandidati i propozuar nga keshilltaret e aleances se djathte Eduart Sala dhe perfaqesues i PDIU-se ne kete keshill bashkiak. Burime nga mbledhja thane se pas numerimit te votave rezultati ishte 8 vota pro kandidatit te propozuar nga koalicioni i se djathtes dhe nje vote kunder tij. Ky rezultat ndonese nuk ishte i papritur per grupin e keshilltareve dhe drejtuesve te PS ishte shume larg rezultatit te votimit per vendin e kryetarit te keshillit bashkiak qe u fitua nga kandidatja socialiste Ada aushi me rezultatin e thelle 11 me 4. Mesohet gjithashtu se dy nga keshilltaret e aleances se majte qe votuan per kandidatin e se djathtes i perkasin dy partive aleate te PSSH perkatesisht PSD se drejtuar nga Skender Gjinushi dhe PDS se Paskal Milos.

Mbeshtetur ne ligjin nr.8652 date 31.7.2000 Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore sipas te cilit percaktohet rruga e perfitimit te mandatit nga ana e krereve te komunave apo bashkive por edhe e keshilltareve dhe fillimi i funksionimit te tyre keshilli komunal ose bashkiak zhvillon mbledhjen e tij te pare jo me vone se 20 dite nga shpallja e rezultatit te zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ne vazhdim te procesit te konstituimit ne qarkun e Gjirokastres edhe mbledhja e parem e keshillit bashkiak ne Permet nuk eshte zhvilluar diten e caktuar pasi perfaqesuesit e koalicionit te djathte dhe nje i se majtes nuk u paraqiten dhe munguan ne kete mbledhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›