E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthimi i opozites ne shtator eshte vone

Statusi diplomatet e huaj apelojne per normalitet Takimi i 19 korrikut percaktues

Kthesa politike e opozites socialiste e parashikuar per tu materializuar ne muajin shtator me nderprerjen e bojkotit parlamentar dhe perfshirje ne diskutimin e reformave nuk duket se mundeson note pozitive per Shqiperine sa i perket statusit te vendit kandidat. Kjo pasi skice-ideja e opinionit te muajit tetor do te behet prezente qe ne daten 19 korrik pra pas rreth 9 ditesh ne takimin qe do te zhvillohet me kete rast ne Bruksel. Burime diplomatike ne Tirane bene te ditur dje se mbledhja e Keshillit te Stabilizim-Asociimit e parashikuar per daten 19 eshte takimi i nivelit me te larte mes Bashkimit Europian dhe Shqiperise ne te cilin diskutohen nder te tjera edhe ceshtjet dypaleshe. Si baze per diskutimin do te jene 12 prioritetet e percaktuara per Shqiperine si axhende zyrtare ne trajtimin dhe vleresimin e te cilave Brukseli eshte shume kerkues. Sesa rendesi ka ky takim kjo mund te kuptohet ne faktin se nisur nga diskutimi qe do te mbahet hartohet ajo qe njihet ndryshe si Position Paper nje dokument qe permbledh gjykimet paraprake per ecurine e vendit tone. Burimet shtojne se mbi kete premise nis edhe skicimi apo perpunimi i nje lloj draft-opinioni per statusin e vendit kandidat qe merr forme zyrtare ne muajin tetor. Duke marre parasysh te gjitha keto zhvillime me natyre procedurale dhe premisat politike te cilat ato pasqyrojne eshte e qarte se bojkoti i opozites socialiste perben aktualisht nje pike te erret per procesin e integrimit pavaresisht se arsyet e sjelljes opozitare jane sipas saj legjitime dhe parimore. Me thjesht nje nderprerje e bojkotit parlamentar qe ne momentin e tanishem dhe nje rivendosje e komunikimit dhe bashkepunimit mes te dyja paleve menjehere pas perfundimit te procesit zgjedhor te 8 majit me gjase mund te ndikonte thelbesisht ne dialogun BE-Shqiperi. Ajo qe aktualisht merr peshe eshte fakti se informacionet nga Brukseli pasqyrojne gatishmeri per te akredituar Shqiperine nje hap me afer Europes pavaresisht se marreveshjet dhe uljet e tensionit apo realizimi i prioriteteve dhe kritereve politike nuk jane pasoje e qendrueshmerise institucionale por artific i koniunkturave te brendshme. Drafti nis te hartohet qe pas takimit te 19 korrikut. Ketu eshte i rendesishem angazhimi i opozites pasi ne shtator do te jete vone u shpreh burimi diplomatik. Ky apel perkon edhe me ate qe se fundmi eshte bere moto e prezences se faktorit te huaj ne Tirane pra qe integrimi te jete prioritet per politiken shqiptare. Mbyllja e zgjedhjeve lokale te 8 majit ka ricikluar angazhimin e nderkombetareve ne Tirane te cilet kesaj radhe u bene pjeserisht protagoniste ne procesin elektoral ne Tirane. Keshtu ambasadori i OSBE-se Eugen Wollfarth ka nisur perpjekjen per te ulur palet per reformen zgjedhore sikunder kolegu i tij i Komisionit Europian Sequi ka apeluar per gjitheperfshirje ne ceshtjet e integrimit.

Gjithsesi percaktues ne kete faze do te jete produkti i takimit te 19 korrikut i cili vjen ne nje kohe kur politika shqiptare ka deshtuar edhe nje here per te permbushur kushtin baze te zhvillimit te zgjedhjeve te lira dhe te pranuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›