E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjimnazet, lendet e reja qe futen ne shtator

Te gjithe ata nxenes, qe kete shtator do te futen ne vitin e pare te shkolles se mesme, do te zhvillojne nje sere lendesh te reja. Keshtu per here te pare futet si lende me vete Artet. Nje tjeter lende e re eshte "Aftesimi per Jeten" apo "Shkenca e Tokes" si dhe "TIK kompjuteri". Te gjitha keto bejne pjese ne grupin e lendeve me detyrim qe do t'i bejne te gjithe ata qe do te ndjekin klasen e 10-te, nderkohe qe kane edhe nje grup tjeter lendesh midis te cilave ata do te zgjedhin vete, sipas preferencave. Do te futet si lende me zgjedhje edhe "Trashegimia jone kulturore" qe zhvillohet ne klasen 10-te dhe jep mundesi per te njohur vlerat natyrore, kulturore, materiale, shpirterore, mjedisore, turistike te krijuara ne shekuj nga populli yne, si dhe ligjshmerine per mbrojtjen e kesaj trashegimie. Kjo lende do te zhvillohet kryesisht permes veprimtarive te tilla si; vizita kulturore ne monumentet e ndryshme, panaire, ekspozita, projekte, harta turistike etj, qe synojne zhvillimin e aftesive te karakterit praktik. Zgjedhja e saj ju ben njohes me te mire te trashegimise kulturore shqiptare dhe ju afteson per punesim ne fushen e turizmit dhe te kultures. Do te zhvillohet 2 ore ne jave. "TIK i avancuar", zhvillohet ne klasen 10-te dhe u jep njohuri e aftesi nxenesve qe te krijojne nje uebsite ne internet, duke perfshire faqe te nivelit fillestar dhe komplekse. Kjo eshte nje mundesi per pergatitje me te mire per ata qe synojne formim universitar ne kete fushe, por dhe per nje perspektive punesimi ne fushen e krijimit te uebsiteve.

Lista e lendeve te reja:

Fotografi-fotoshop

Guida turistike

Lojera sportive

Ndryshimet klimatike

"Aftesimi per Jeten"

"Shkenca e Tokes"

"TIK kompjuteri"

"Matematike e avancuar"

"Trashegimia jone kulturore"

"TIK i avancuar", ueb design


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›