E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udinese zgjedh Guidolinin

Francesco Guidolin do të jetë trajner i ri i Udineses, ka bërë të ditur presidenti i klubit, Giampaolo Pozzo.

Strategu i cili udhëhoqi Parmën drejt rikthimit në Serie A dhe i ndihmoi të përfundojë sezonin e fundit në mesin e tabelës, ka vendosur të largohet nga klubi.

Pozzo, gjatë një interviste për emisionin televiziv Sportissimo, ka konfirmuar se Guidolin do të jetë trajner i ri i ekipit. Guidolin do të kthehet në Friuli, ku kishte qenë i angazhuar gjatë sezonit 1998-99. Ai pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Udinesen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›