E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inzaghi, edhe një vit në Milan

Sulmuesi veteran i Milanit, Filippo Inzaghi ka nënshkruar kontratë të re njëvjeçare për të mbetur në San Siro edhe për një sezon tjetër, ka bërë të ditur gjiganti italian nëpërmjet një komunikate të publikuar në ueb faqen zyrtare të klubit.

36 vjeçari arriti në fund të marrëveshjes së tij me Rossonerët gjatë verës duke shtuar spekulimet se ka kaluar sezonin e fundit në San Siro.

Mirëpo, sulmuesi i cili erdhi në Milan nga Juventus më 2001, do të kalojë 10 vjet në klub pas vazhdimit të qëndrimit deri në qershor 2011.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›