Van Gal: Filozofia ime, fitore dhe loje spektakolare
Une luaj ne sulm, luaj per publikun, filozofia ime eshte loja e bukur. Trajneri i Interit, Hoze Murinjo praktikon me teper nje futboll mbrojtes, por ka edhe lojtare cilesore." Jane keto ndryshimet, sipas trajnerit te Bajernit te Mynihut, Luis van Gal, mes ekipi te tij dhe atij te Hoze Murinjos. Sot ne Madrid, ne finale te "Champions League" kampionet e Gjermanise dhe te Italise do te perballen, per te diskutuar trofeun me te rendesishem ne rang klubesh, ne kontinent. - "Interi, - nderkaq, - eshte nje skuader e veshtire per t'u perballur, ashtu sic edhe ka arritur te demonstroje edhe ne ndeshjet me Celsin dhe Barcelonen. Ne do te provojme qe te luajme sipas stilit tone, sikurse njihet mjaft mire loja e gjermaneve. Ekipet e Celsit, Mancesterit dhe Barcelones, sipas meje, jane me te forta. Barcelona madje ka zhvilluar futbollin me te bukur ne Evrope. Por ne fund te fundit vendosin detajet, duke pershire edhe arbitrin e ndeshjes," - u shpreh Van Gal. Skuadra e Bajernit te Mynihut, pas triumfit qe siguroi ne bundeslige dhe pas fitimit te Kupes se Gjermanise, ka nje shans te mire per ta perfunduar edicionin aktual, duke realizuar edhe nje triplete. - "Ne ndoshta kemi pasur pak fat kunder Mancester Junajtid, por gjithsesi kemi arritur qe te demonstrojme me se miri cilesite tona. Tani jemi ne Madrid dhe do te kerkojme qe te fitojme kupen," - theksoi Luis Van Gal.