E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balak, asnje mundesi rikuperimi per ne boteror

Majkell Balak ka hedhur poshte raportet qe sugjeronin se nje trajtim revolucionar mund te shpetoje endrren e tij, per te luajtur ne finale te Kupes se Botes. Mediat gjermane kane bere thirrje se kapiteni i ekipit kombetar mund te rikuperohet nga demtimi ne gju, brenda nje kohe te caktuar, per te marre pjese ne finalet e ardhshme te Kupes se Botes, "Afrika e Jugut 2010". Kjo e dhene optimiste bazohej pas keshillave mjekesore qe i jane dhene lojtarit, per t'u rikuperuar ne kohe rekord. Balak, nderkaq, ka hedhur poshte gjithcka duke theksuar se ai nuk ka asnje shans per te marre pjese ne nje finale te Liges se Kampioneve. Mesfushori me eksperience u demtua ne finalen e "Carling Cup", ndaj ekipit te Portsmuthit. - "Kisha shpresuar qe te kthehesha ne kohe, "Per te luajtur ne Kupen e Botes), por mjeku gjerman Volfhart nuk ishte dakord me nje gje te tille," - u shpreh Majkell Balak. - "Nuk kishte asnje alternative tjeter, para ketij vendimi." Disa te tjere kane sugjeruar qe Balak, i moshes 33 vjec nuk do te luaje me ne nje ndeshje finale, por ish lojtari i Bajernit te Mynihut pritet te luaje serish, ne te ardhmen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›