E Shtunë, 31 Tetor 2026

Henri: Ronaldo është më i mirë se Mesi

Barcelonë - Tierri Henri është i mendimit se Kristiano Ronaldo është më i mirë se kolegu i tij tek Barcelona, Lionel Mesi.

"Pas disa analizave të bera nga unë se si luajnë ata, dhe çfarë aftësish posedojnë, mendoj se Ronaldo është më i mirë se Lionel Mesi", deklaron sulmuesi francez i Barcelonës, Tierri Henri.

“Së pari duhet të marrim parasysh se Leo dhe Kristiano janë lojtarë të ndryshëm. Sigurisht që ata mund të luajnë në çdo pozicion si, mesfushorë apo sulmues, deri në qendër të sulmit. Kanë një teknikë të hatashme, por përsëri janë të ndryshëm”, përfundon Henri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›