E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, serish nje bombe prane filialit te Citibank

Athinë , 9 mars, 09:10, NOA - Një bombë shpërtheu sot në mëngjes pranë një agjencie të bankës "Citibank", në veri të Athinës.

Burimet policore nga vendi i ngjarjes treguan se nuk kishte të lënduar nga ky veprim, por vetëm dëme materiale, si edhe dy makina të shkatërruara nga shpërthimi.

Vetëm një muaj më parë, policia greke arriti të çaktivizojë një bombë të fuqishme, e cila  ishte vendosur në një makinë të parkuar përpara selisë së "Citibank".

Policia greke dyshon se "Organizata Revolucionare", një organizatë e ekstremit të majtë që konsiderohet si më e rrezikshmja në Greqi, është përfshirë në të dyja këto atentate.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›