Dialogu, pas GJND’së

Megjithëse janë shtuar thirrjet e diplomatëve perëndimorë për bisedime mes Prishtinës dhe Beogradit, përmes të cilave Kosova dhe Serbia do të vendosnin marrëdhënie normale, dialogu për këtë çështje nuk ka gjasa të fillojë së paku deri pas përfundimit të procesit rreth pavarësisë së shtetit të ri në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
“Askush nuk pret që do të ketë bisedime para deklarimit të GJND’së”, ka thënë një diplomat perëndimor në kushte anonimiteti.
Ai thotë se deklaratat e Ministrit të Jashtëm francez, Bernard Kouchner, Kryediplomates së Bashkimit Europian, Catherine Ashton janë vërejtje për palët se dialogu mes tyre është i pashmangshëm, sepse nuk mund të ketë anëtarësim në Bashkimin Europian për Serbinë dhe Kosovën nëse nuk kanë raporte dhe komunikim normal.
Një tjetër diplomat ka thënë për Express se do të befasohej nëse do të kishte bisedime gjatë këtij viti. Ai pret që ato të mos fillojnë para zgjedhjeve nacionale në Kosovë, që sipas orarit të rregullt duhet të mbahen në nëntor të vitit të ardhshëm.
Shefi i diplomacisë francez ka kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi që të marrin vendim politik për të filluar bisedimet për çështje teknike.
Në një intervistë për Radio BBC në gjuhën shqipe, Kouchner ka thënë se BE’ja nuk do të presë përgjithmonë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili sipas tij, nuk mund të ndikojë në qëndrimin e 27 vendeve anëtare të BE’së për procesin e zgjerimit. Ai ka thënë se BE’ja mund të presë Prishtinën dhe Beogradin deri në qershor, por jo më shumë.
Për çfarëdo bisedimesh duhet të merret parasysh qëndrimi i tanishëm i shteteve perëndimore se statusi politik i Kosovës është çështje e mbyllur, ndërkaq Serbia nuk është e detyruar të njohë shtetin e ri si kusht për integrim në BE.
Sipas burimeve diplomatike në Prishtinë, Kosova dhe Serbia nuk janë të gatshme për bisedime teknike, sepse kanë frikë se kjo do të reflektohej në dëm të tyre në Gjykatën e Drejtësisë.
Për më tepër, nuk besohet se Beogradi do të pranojë të diskutojë me autoritetet kosovare as pas publikimit të opinionit këshillëdhënës të GJND’së.
Burime të gazetës vlerësojnë se Serbia, e pafuqishme për të nxitur bisedime për statusin e Kosovës mbi bazën e vendimit të GJND’së, do të kërkojë rrugë të tjera për të gjetur arsye që të vazhdojë me lobimin kundër njohjeve të reja për Kosovën.
Tashmë është paralajmëruar se Beogradi do të kërkojë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB’së, në shtator, që të bëjë thirrje për bisedime mes Prishtinës dhe Beogradit.
Ndërkaq, shkrimet në mediat serbe për organizim të një Daytoni të ri, ku në tavolinë do të vendoseshin hartat e Kosovës dhe Serbisë për shkëmbime territoresh, nga diplomatë perëndimorë konsiderohet e pakuptimtë dhe e pamundshme.
“Po të ishte kjo e mundshme, do të bëhej shumë më herët”, ka thënë zyrtari ndërkombëtar.
Ai vlerëson se këto informata e kanë burimin nga zyra e Ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremic, me të cilat u dërgohen mesazhe serbëve të Veriut të Kosovës që të mos lëvizin nga pozicioni kundërshtues për bashkëpunim me institucionet kosovare.