E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uidhers: Demokracia në vend jo në drejtim të Perëndimit

18/01/2012  Situata politike në Shqipëri

Deklarata pesimiste kanë ardhur dje për zhvillimet në vendin tonë nga ana e ish-ambasadorit amerikan në Shqipëri Xhon L. Uidhers II. Gjatë një interviste për “VOA” Uidhers ka shprehur shqetësimin për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. “Shqetësohem se më duket se Shqipëria nuk po ndjek rrugën e demokracive perëndimore, por po shkon në drejtimin që po shkon Hungaria, e cila po merr masa shtypëse ndaj medies, apo në drejtimin e Ukrainës, që përdor gjykatat për të sulmuar udhëheqës të opozitës apo për të mbrojtur aleatë politikë dhe miq. Mendoj se po ndjek drejtimin e Rusisë, ku zgjedhjet nuk janë në standardet ndërkombëtare që ne presim t’i ketë një demokraci e zhvilluar”, - shprehet ish-ambasadori amerikan. Sipas tij, problemet vijnë nga udhëheqësit politikë në vend. “Problemet e politikes nuk vijnë nga ambienti, por polarizimi politik i udhëheqësve, që thjesht nuk kanë në vetvete instinktin demokratik. Për ta demokracia është diçka jashtë tyre, demokracia është diçka që nuk u vjen për shtat, diçka që ata duhet ta manipulojnë për botën e jashtme, por jo që ta praktikojnë, nuk u vjen nga zemra”, - vë në dukje ish-ambasadori Uidhers lidhur me një çështje të tillë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›