Ndarja e 96 apartamenteve, nuk përfitojnë të varfrit
18/01/2012 Banesat sociale do të shpërndahen dhe në bazë të të ardhurave të familjeve të pastreha
Nëse familjet e varfra nuk ndihmohen me punësim, strehimi i tyre i pamundur
KORÇE- Pritet që shumë shpejt Këshilli Bashkiak i qytetit të Korçës të miratojë listën përfundimtare të të pastrehëve që do të përfitojnë nga shpërndarja e 96 banesave sociale me qira. Këto banesa janë ngritur posaçërisht për t’u ardhur në ndihmë familjeve të pastreha, të cilat në të njëjtën kohë njihen edhe si familje të varfra, por jo çdo familje e varfër mund të bëhet pjesë e këtij projekti. Këtë të drejtë ligjore e kanë vetëm ato familje që arrijnë të sigurojnë të ardhura mujore nga 17 mijë lekë deri në 60 mijë lekë, ndërsa ato familje që sigurojnë të ardhura minimale (nën 17 mijë lekë) nuk mund të përfitojnë një banesë sociale. Kjo sepse mendohet që nuk arrijnë të shlyejnë dot qiranë mujore. Për këtë arsye, familjet e varfra dhe të pastreha do të mbeten sërish po të tilla, të varfra dhe të pastreha. Ka nga ato familje që i sigurojnë këto të ardhura në saj të punës informale, por nuk kanë asnjë mundësi që të vërtetojnë të ardhurat e tyre. Edhe për këtë arsye, këto familje do të vijojnë të mbeten sërish të tilla. Sipas kritereve të përcaktuara nga ligji dhe nga Këshilli i Bashkisë, të drejtën për të fituar një banesë sociale me qira e kanë ato familje që nuk kanë përfituar nga privatizimi i banesave në vitin 1992, por edhe ato familje që kanë një hapësirë banimi nën normat minimale të përcaktuara. Përveç dy kritereve të sapopërmendura numërohen edhe 18 kritere të tjera, me synimin për të përcaktuar si fituese familjen më nevojtare për strehim, por kur vjen fjala te të ardhurat mujore që siguron çdo familje, ky kriter gati zhvlerëson të gjitha kriteret e tjera. Për 96 apartamentet që tashmë figurojnë të përfunduara kanë aplikuar 1.100 familje, gjë që do të thotë se përzgjedhja në të gjitha rastet mbetet e vështirë, veçanërisht për familjet me të ardhura të pakta. V. Hasani