Nis pastrimi i QSUT-së nga kioskat e makinat
18/01/2012 Aksioni i ndërmarrë me policinë bashkiake, plani i ri i hyrje-daljeve
Zhbllokohen hapësirat publike të uzurpuara nga shitësit ambulantë dhe hyrjet e paligjshme të automjeteve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Për vite me radhë ambientet spitaleve janë shndërruar në vend tregtimi për shitësit ambulantë si dhe vend parkimi për qindra automjete të familjarëve. Aksioni i ndërmarrë nga policia bashkiake dhe drejtoria e spitalit ka nisur gjatë ditës së djeshme, ku është prezantuar dhe plani i ri i masave që do të ndërmerren për të çliruar frymëmarrjen e kësaj qendre spitalore, duke synuar veçanërisht mbylljen e hyrjeve të paligjshme të hapura nga qytetarët apo subjektet përreth. Aksioni i djeshëm kishte të bënte me mbylljen e një prej hyrjeve në afërsi të morgut. Po kështu në bashkëpunim me policinë bashkiake është pastruar territori i kësaj qendre spitalore nga të paktën 10 kioska që operonin në mënyrë të paligjshme. “Ka ardhur koha që në kuadrin e të gjithë reformës që po bëhet në këtë institucion edhe kjo pjesë duhet të shkojë në vendin e vet. Do të thotë që portat e paligjshme, tashmë po mbyllen. Do të lejohen vetëm ato porta që janë të ligjshme dhe të bazuara në vendimin e qeverisë dhe të masterplanit. Sipas këtij vendimi, ky institucion ka vetëm 3 hyrje kryesore”, - ka deklaruar drejtori i QSUT Sajmir Ivziku. Gjithashtu do të ndalet parkimi i automjeteve private, pasi jo në pak raste ato bllokojnë punën e autoambulancave, duke vënë në rrezik shëndetin e pacientëve. Sipas Ivzikut, ka një studim dhe në bashkëpunim me policinë bashkiake dhe atë të Shtetit, që i jep fund kësaj problematike, pasi në këtë qendër lëvizin mbi 3 mijë automjete në ditë, që e rëndojnë gjithnjë e më shumë ofrimin e kujdesit mjekësor.
Çlirohet fondi, mjekët e
QSUT-së marrin pagat e dhjetorit
Punonjësit e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” tashmë mund të marrin pagat e tyre, pas një mungese disajavore, e shkaktuar kjo nga bllokimi i fondeve në buxhetin e shtetit. Lajmi është konfirmuar nga kreu i QSUT-së Sajmir Ivziku ditën e djeshme gjatë aksioneve të ndërmarra për lirimin e hapësirave publike. Sipas Ivzikut, mjekët, infermierët dhe i gjithë personeli tjetër shëndetësor që punon në këtë qendër mund të tërheqin pagat e dhjetorit, pasi fondi është çliruar. Kreu i spitaleve ka konfirmuar se pagat nuk ishin dhënë në kohë për shkak të vonesave të çlirimit të fondeve nga buxheti i shtetit, problematikë kjo e mbartur në çdo fillim viti. "Pagat, me aq sa kam dijeni, dje është hapur fondi në Thesarin e Shtetit dhe është çështje e zgjidhur. Çështje e mbartur dhe e ndodhur ndër vite në të njëjtën periudhë të çdo fillim viti", - ka deklaruar kreu i QSUT-së.