Uidhers: Kundërshtoni dhunimin e fjalës së lirisë
Ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhers ka vijuar apelin për mbrojtjen e fjalës së lirë. Në ceremoninë përkujtimore të 37 intelektualëve të pushkatuar pa gjyq në 1944, diplomati amerikan tha se një gjë e tillë duhet bërë për liri e ideal. “Beteja për të cilën ato u përballën në vitet 1940 është e njëjta betejë që vazhdon edhe sot. Duhet të jemi të vendosur që sa herë që shohim censurë nga ana e qeverisë duhet ta kundërshtojmë. Sa herë shohim të kanoset shtypi duhet ta kundërshtojmë atë. Sa herë shohim një grup të shoqërisë të cilët shmangin zbatimin e ligjit kundër vetes duhet ta kundërshtojmë atë. Sa herë shohim dhunë, një përpjekje për të fshirë shkëmbimin e lirë të ideve duhet ta kundërshtojmë atë”, tha Uidhers. Ambasadori theksoi se “në këtë mënyrë ne kemi për të ruajtur jo vetëm kujtimin e tyre, por besimin te ideali për të cilën ata ishin të gatshëm të jepnin jetën e tyre. Por ne mund ti japim pavdekësinë idealeve të tyre. Ne nuk mund ti japim pavdekësinë atyre personave. Ata e dhanë jetën për një parim për një ideale prandaj të sigurohemi që e gjithë sakrifica e tyre të mund të kujtohet”. Në ceremoninë në kujtim të intelektualëve të pushkatuar nga diktatura komuniste e organizuar nga Shoqata e të Persekutuarve morën pjesë edhe personalitete të politikës si krytari i PS, Edi Rama, ish-presidenti Alfred Moisiu dhe ministri Ridvan Bode. Më 16 nëntor 1944, 37 intelektualë të Tiranës u ekzekutuan pa gjyq, pasi nuk ishin në krah të PK-së. Në këtë ceremoni Presidenti Topi i nderoi të 37 intelektualët e pushkatuar me titullin “Nderi i Kombit”.