E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uidhers: Policia, arritje ne luften ndaj krimit ekonomik

Tirane-Policia e Shtetit do te kete pajisje te reja speciale, per hetimin e krimit ekonomik, donacion i qeverise amerikane. Ne ceremonine e organizuar me kete rast, u lancua edhe faza e dyte e projektit per forcimin e kontrollit te kufijve dhe luften kunder trafiqeve te paligjshme dhe krimit te organizuar, qe financohet nga qeveria gjermane. Ne kete ceremoni merrnin pjese ministri i Brendshem, Lulzim Basha, ambasadori amerikan Xhon Uidhers dhe ambasadori gjerman Bernard Borchard.

Ministri Basha e vleresoi ndihmen e qeverise amerikane, mjaft domethenese ne aspektin e mbeshtetjes ne luften kunder krimit ekonomik dhe te besimit qe kane fituar agjencite ligjzbatuese ne Shqiperi. "Investimi i taksapaguesve euroatlantike nepermjet trajnimeve eshte nje investim, i cili do te sherbeje per forcimin e metejshem te kapaciteteve te Policise se Shtetit",-tha ministri Basha. Duke falenderuar nderkohe edhe qeverine gjermane per financimin e fazes se dyte te projektit per forcimin e sigurise kufitare dhe luften kunder trafiqeve te paligjshme dhe krimit te organizuar, Basha theksoi se ne saje te ndihmeses se qeverive te vendeve euroatlantike po implementohet me sukses strategjia e menaxhimit te integruar te kufirit, si dhe po behet progres ne luften kunder krimit te organizuar. Ambasadori Uidhers e cilesoi thelbesor rritjen e kapaciteteve te policise, ne hetimet dhe ndjekjet penale moderne, vecanerisht ato qe perfshijne mashtrimin financiar, krimin e organizuar, korrupsionin, pastrimin e parave, krimin kompjuterik dhe shkeljet tatimore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›